Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“S’do bëjnë masakër në klasë të 7-të!”/ Drejtori shmang denoncimin për bullizimin e nxënësit në Durrës

22:04 23/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një nënë nga Durrësi ka ngritur një denoncim publik në emisionin investigativ “Fiks Fare”, duke rrëfyer me shqetësim se djali i saj 13-vjeçar, nxënës në klasën e 7-të të shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, është viktimë e vazhdueshme e bullizmit dhe dhunës nga bashkëmoshatarët.

Sipas saj, ngacmimet kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë ndikuar thellësisht në shëndetin emocional dhe progresin mësimor të fëmijës. Ajo kujton një letër të gjetur në çantën e të birit, ku ai kishte rrëfyer se ngacmohej për shkak të mbiemrit, për përdorimin e syzeve, dhe se shokët e klasës i shkatërronin qëllimisht mjetet mësimore. “Çdo ditë më vjen nga shkolla duke qarë,” – shprehet ajo, duke theksuar se përpara këtyre episodeve, djali ishte një nxënës shumë i mirë.

Në përpjekje për të ndaluar këtë situatë, nëna ka kontaktuar disa herë me drejtuesit e shkollës, përfshirë drejtorinë dhe psikologen, por pa gjetur zgjidhje konkrete. Ajo tregon se ngacmuesit, përveç dhunës ndaj djalit të saj, kanë kryer edhe veprime shqetësuese si pluhurosja e shkumësit dhe thithja e tij në mënyrë të rrezikshme, duke shkaktuar deri edhe hemorragji. Ajo shton se prindërit e nxënësve problematikë nuk janë paraqitur asnjëherë në thirrjet e shkollës.

Psikologia dhe punonjësja sociale e shkollës i konfirmojnë se djali është nxënës model dhe i edukuar, ndërsa e pranojnë që disa nga bashkëmoshatarët e tij janë të dhunshëm dhe problematikë, por pranojnë gjithashtu se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë. Të njëjtën dëshmi jep edhe mësuesja e fizikës, që flet me superlativa për djalin, por pa mundur të ofrojë një zgjidhje për ambientin e vështirë në klasë.

Përballja më e fortë ndodh me drejtorin e shkollës, i cili në vend që të japë një plan konkret për ndalimin e bullizmit, i përgjigjet pyetjes së nënës se çfarë do bëhet deri në vitin tjetër me një ironi të ftohtë: “Po s’do bëjnë masakër në klasë të 7-të!”, duke qeshur.

Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” kanë shkuar në ambientet e shkollës për të kërkuar një shpjegim zyrtar nga drejtori. Ky i fundit ka refuzuar të flasë pa një autorizim dhe, megjithëse pretendoi se “problemi është zgjidhur”, nuk dha asnjë detaj konkret se si apo kur ndodhi kjo zgjidhje. Më pas, ai u largua duke mos pranuar më komunikim dhe duke mbyllur derën në fytyrë gazetarëve.

Rasti vazhdon të ngrejë shqetësimet e vazhdueshme për pasivitetin institucional përballë rasteve të bullizmit në shkolla dhe mungesës së mekanizmave të qartë për të mbrojtur fëmijët që ndihen të kërcënuar në ambientin arsimor.

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Horoskopi sot, 23 shtator 2022

Horoskopi: 24 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.