Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Scholz dhe Macron angazhojnë këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi

23:17 04/09/2022
Reading Time: 3 min lexim

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto thirrje janë pjesë e një letre të përbashkët të dy udhëheqësve kryesorë të Bashkimit Evropian dërguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku thuhet se “kjo letër po dërgohet në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron theksojnë në letër se tensionet e fundit kanë treguar se hapat konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik.

“Prandaj, ne i ngarkuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë e çuarjes përpara të procesit”, thuhet në letrën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Një javë më parë, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, pas një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohet nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi gjatë 11 viteve të fundit.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet tyre ndërsa aktualisht sfidë mbetët çështja e targave të makinave. Më një shtator ka filluar të rrjedh afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbë që përdorin targa të lëshuara nga Serbia me akronimet e qyteteve të Kosovës të kohës së Jugosllavisë. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS.

Vendimi kundërshtohet nga Beogradi dhe në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian shpreson që palët do të arrijnë një pajtim rreth targave të makinave sipas marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet në Bruksel, të cilat synojnë të sigurojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që është kusht për integrimet evropiane.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës se vendeve perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia e cila gëzon përkrahjen e Moskës dhe Pekinit.

Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë./VOA

Të tjera

Hamas pranon armëpushim me Izraelin dhe lirim pengjesh: Shpresa ringjallet për fundin e luftës
Aktualitet

Hamas pranon armëpushim me Izraelin dhe lirim pengjesh: Shpresa ringjallet për fundin e luftës

Hamas ka pranuar një propozim për armëpushim 60-ditor me Izraelin, i cili përfshin lirimin e gjysmës së pengjeve të mbajtura...

20:49 18/08/2025
Aksidenti tragjik në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën të shkrumbuar në makinë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën të shkrumbuar në makinë

Një aksident i rëndë ka tronditur sot autostradën Egnatia në lindje të Greqisë, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën...

19:35 18/08/2025
Para
Horoskopi sot, 5 shtator 2022

Horoskopi sot, 5 shtator 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 19 gusht 2025

09:39 19/08/2025
Hamas pranon armëpushim me Izraelin dhe lirim pengjesh: Shpresa ringjallet për fundin e luftës

Hamas pranon armëpushim me Izraelin dhe lirim pengjesh: Shpresa ringjallet për fundin e luftës

20:49 18/08/2025
Aksidenti tragjik në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën të shkrumbuar në makinë

Aksidenti tragjik në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën të shkrumbuar në makinë

19:35 18/08/2025
Investigimi/ Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit

Investigimi/ Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit

19:27 18/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.