Skip to content
Kryesore

Sarandë/ 15-vjeçarja hidhet nga kati i katërt pas bullizimit nga bashkëmoshatarët

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Sarandë, ku një vajzë 15-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe ka shkaktuar panik te familjarët dhe fqinjët. E mitura u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët arritën t’i shpëtonin jetën. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, megjithëse po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për pasojat e plagëve.

Sipas burimeve policore, dyshohet se vajza ka qenë viktimë e bullizimit nga bashkëmoshatarët, çka mund ta ketë shtyrë drejt këtij akti ekstrem.

Policia reagoi me një njoftim zyrtar:

“Specialistët i referuan materialet për vlerësim pasi, më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”

Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, e cila ka tronditur jo vetëm familjen e saj, por edhe komunitetin.