Skip to content
Showbiz

“Santuca Munella” gjen burrë? Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën aktores simpatike të humorit…

· 1 min lexim

Aktorja Eliona Pitarka ka vendosur t’i japë fund beqarisë pasi së fundmi ajo ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, aktorja tregoi se e ka pranuar propozimin dhe ndau me ndjekësit e saj dhe dorën ku mbante unazën që dukej me të vërtetë e bukur.

“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”,- ka shkruar Eliona krahas fotos.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, ajo ka marrë shumë urime, por mes tyre dallohet edhe pyetja në lidhje me identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.

Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por nuk ka postuar asnjë foto me partnerin, prandaj pyetjes, ajo iu përgjigj: “Do e mbaj të gjithin për vete”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri