Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Samiti i G7, udhëheqësit të ndarë mbi thirrjen e presidentit Biden për qëndrim të ashpër ndaj Kinës

23:16 12/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Udhëheqësit e G-7-ës duket se janë të ndarë lidhur me thirrjen e Presidentit të Shtetet e Bashkuara Joe Biden për të ndërmarrë veprime më agresive kundër Kinës, përfshirë praktikat e saj të punës së detyruar, mungesën e vullnetit për të luajtur sipas rregullave ndërkombëtare të tregtisë dhe mekanizmin problematik të financimit të infrastrukturës globale.

“Pati disa diskutime interesante dhe në një fare mase mospërputhje mendimesh,” tha një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden ndërsa informonte gazetarët pas seancave të G-7-së në Cornwall të Britanisë.

Zyrtari foli me kushtin që të mos identifikohej. Udhëheqësit e G-7-ës ranë dakord se kërcënimi i një Kine gjithnjë e më agresive është real, por kanë mendime të ndryshme në lidhje me forcën e kundërpërgjigjes, tha zyrtari.

Italia, Gjermania dhe Bashkimi Evropian duket se hezitojnë të marrin një qëndrim sa më të ashpër ndaj Kinës, dhe duan të përqendrohen më tepër në “natyrën bashkëpunuese të marrëdhënies”.

SHBA, Britania, Kanada dhe Franca, nga ana tjetër , duan të jenë më “të orientuar drejt veprimit” në shkallë të ndryshme. Japonia duket të jetë më e pavendosura në grup.

Ndërtimi i një bote më të mirë

Zoti Biden dhe organizatori i talkimit të këtij viti të G-7-ës, Kryeministri britanik Boris Johnson, duan të shpallin sa më shpejt një mekanizëm financimi të infrastrukturës për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, krijuar për të rivalizuar nismën “Një Brez, një Rrugë” të Kinës, strategjia globale e investimeve për zhvillimin e infrastrukturës në dhjetëra vende, gjë që është thelbësore në politikën e jashtme të Pekinit.

Nisma, e quajtur “Build Back Better World”, “Të rindërtojmë një botë më të mirë”, ose “B3W”, synon të mobilizojë mekanizmat ekzistues të financave të zhvillimit dhe sektorin privat për të ngushtuar hendekun në nevojat e financimit të infrastrukturës në botën në zhvillim, ndërsa plotëson standardet e punës, mjedisit dhe transparencës.

Administrata thotë se B3W do të “investojë kolektivisht qindra miliarda dollarë në infrastrukturë”. Afati kohor, struktura dhe objektivi i financimit nga SHBA, është ende i paqartë.

“Është e arsyeshme të pyesësh nëse bëhet fjalë për fonde të reja, kapacitete të reja për të ndërtuar infrastrukturë në rajon, apo për një ripozicionim dhe riorientim të burimeve që janë në dispozicion,” i tha Zërit të Amerikës, Robert Daly, drejtori i Institutit Kissinger për Kinën në Qendrën Wilson.

Për të zgjeruar sferën të ndikimit, Pekini u jep hua në kuadrin e nismës “Një Brez, Një Rrugë” vendeve për projekte që nuk konsiderohen të besueshme nga huadhënësit ndërkombëtarë.

“Kjo ngre pyetjen nëse ky program i ri do të jetë më i prirur të rrezikojë,” tha zoti Daly, duke theksuar se nëse këto projekte do të justifikonin financim, huadhënësit si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore do ta kishin bërë një gjë të tillë.

Puna e detyruar në Xinjiang

Tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara pritet të thellohen edhe më tej ndërsa zoti Biden u bën thirrje partnerëve të G-7-ës të dalin me një deklaratë të fortë dhe veprim konkret kundër praktikave kineze të punës së detyruar që kanë në shënjestër myslimanët ujgurë nga provinca Xinjiang dhe pakicat e tjera etnike.

Që nga viti 2018, organizatat humanitare kanë dokumentuar me prova se Pekini zbaton një program masiv internimi punës së detyruar. Programi përfshin transferimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera kineze nga Xinjiang, duke i detyruar ata të punojnë në kushte të vështira në fabrika në të gjithë vendin, shumë prej të cilave janë në zinxhirët e furnizimit të markave globale.

Zoti Biden i karakterizon këto praktika si “fyerje të dinjitetit njerëzor dhe një shembull të egër të konkurrencës ekonomike të padrejtë të Kinës”, sipas një zyrtari të administratës.

Presidenti dëshiron që G-7 të flasë me forcë dhe me një zë kundër praktikave të Pekinit për punë të detyruar, por është e pasigurt nëse ai do të ketë mbështetjen e nevojshme për ta përfshirë atë në komunikatën përfundimtare të G-7 që do të dalë të dielën./VOA

Etiketa: Bidenkinasamiti G7te ndareudheheqesit

Të lidhura

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve
Bota

UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

UNICEF ka kritikuar planet e reja për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, të propozuara nga Izraeli dhe...

13:57 09/05/2025
Para
Gjonaj nga Kongresi i PS-së: “Gërdeci” dhe “21 janari” janë rikthyer, me sistemin e ri do u shkohet deri në fund

Gjonaj nga Kongresi i PS-së: “Gërdeci” dhe “21 janari” janë rikthyer, me sistemin e ri do u shkohet deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

15:14 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.