Skip to content
Showbiz

“Sa e pashpirt, vetëm për të shfrytëzuar je”, Atdheu i përgjigjet fyerjeve të ndjekësve ndaj Olsa Muhametit

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur puntata e parë e “Për’puthen Prime” që prej nisjes së sezonit të tretë të këtij reality show.

Gjatë mbrëmjes, diçka e pazakontë ka ndodhur mes konkurrentëve, që ka trazuar ujrat dhe ka nxitur debat. Pjesë e emisionit u bë edhe ish-i dashuri i konkurrentes Alvisa Qarri.

Gjatë prezantimit të djalit të ri nga Bora, Alvisën s’e mbante vendi derisa u çua nga studio për të daë jashtë. Kështu, Bora sqaroi se djali në fjalë ishte ish-partneri i Alvisës dhe zbuloi se ata kishin qëndruar tre vite të lidhur.

Po ashtu, edhe rikthimi i disa prej konkurrentëve të sezonit të kaluar, ngjalli mjaft polemika.

Pas bujës që shkaktoi emisioni mbrëmjen e djeshme, autorja Olsa Muhameti ka vendosur të realizojë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo që mori më shumë vëmendje në këtë bisedë ishin përgjigjet plot mllef të ndjekësve drejtuar Olsës, të cilave zgjodhi që t’u përgjigjej Atdheu.

Dikush i shkruan Olsës se është e pashpirt dhe se i bën të gjitha për klikime.

“Sa e pashpirt, vetëm për të shfrytëzuar je.”- ia kthen me ironi Atdheu.

Video Player

Ndërkohë, dikush tjetër shkruan:

“Boll se na hape barkun, femër e shpifur pa moral!”Nga ana tjetër kjo nuk ka mbetur pa përgjigjen e Atdheut, i cili me ironi thotë:

“E vërtetë, morali te programi ka ngelur!”

 

Video Player