Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sa do u kushtojnë shqiptarëve koncesionet? Basha publikon shifrat

09:59 24/03/2021
Reading Time: 1 min lexim

Kryedemokrati Lulim Basha, ka postuar mëngjesin e sotëm një tjetër dështim të qeverisë aktuale. Në kuadër të fushatës “100 dështimet e Ramës”, Basha ka postuar një video, duke kujtuar se nga zgjedhjet e 25 Prillit na ndajnë vetëm 31 ditë.

Kësaj radhe Basha foli për kostot marramendëse që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare.

Nuk janë pak por plot 240 milionë euro që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe do të shkojnë direkt në xhepat e miqve të Ramës.

Risku financiar që shteti ka marrë përsipër dëmton rëndë buxhetin e vendit, të cilin nuk e kemi luksin ta shpërdorojmë.

“31 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncensionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Përgjigja 240 milionë euro.”, është shprehur kreu demokrat Basha.

Edhe dje  lideri opozitar solli në vëmendje një tjetër çështje, atë të PPP-ve. Me anë të një “instastory” Basha  thekson se sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit koncesioni i “Check up-it” ka marrë 6 milionë euro për shërbime të pakryera.

Kujtojmë se Basha një pjesë të fushatës e ka zhvendosur në rrjetet sociale, duke synuar një target-grup më të ri.

Gjithashtu Basha ka zhvilluar shumë takime në qytete të ndryshme, ku në shumicën prej tyre takimet janë zhndërruar në mitingje elektorale.

Përmendim këtu Kavajën, Shkodrën, Gjirokastrën e sëfundmi dhe Beratin.  Grumbuj qytetarësh pa maska e pa distancë sociale kanë bërë që këto takime të krijojnë rrezik të shtuar në kohë pandemie.

Etiketa: Sa do u kushtojnë shqiptarëve koncesionet? Basha publikon shifrat

Të tjera

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend
Aktualitet

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot në protestën e 17-të kundër qeverisë Rama, ku mes zërave që folën në podiumin...

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë
Aktualitet

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar protestës së 17-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim...

23:10 16/06/2026
Para

Vrasja me pagesë e Devi Kasmit/ Prokuroria e Tiranës i sekuestron miliona euro pasuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip