Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Rruga e Kombit’/ Tarifa e pagesës i kalon parashikimet e Koncesionarit për 2019-ën, ja sa për qind ishin fitimet

21:13 23/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndryshe nga sa pretendohej, kompania që ka marrë me koncesion ‘Rrugën e Kombit’, ndërtuar tre herë me taksat e shqiptarëve, nuk ka dalë me humbje por me fitim.

Kjo tregon se rruga që u konsiderua si pa shumë rëndësi dhe fillimisht u përfol si tepër e shtrenjtë nga qeveria socialiste, është përdorur mjaftueshëm nga shqiptarët e të dyja vendeve andej dhe këndej kufirit politik.

Të ardhurat e “Albanian Highëay Concession”, që menaxhon me koncesion rrugën e Kombit, për vitin 2019 ishin 10% më të larta se projeksioni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, drejtorisë që monitoron kontratat koncesionare, të ardhurat e realizuara nga tarifat e përdoruesve të rrugës janë realizuar në më shumë se 1,4 miliardë lekë, ose 10% më e lartë se sa vlera e projektuar vjetore.

Në total, kompania arkëtoi 2 miliardë lekë në vitin 2019, nga të cilat 570 milionë lekë ishin subvencione nga buxheti i shtetit.

Kontrata e koncensionit në rrugën e Kombit nisi të zbatohej në vitin 2017, për një afat 30-vjeçar.

Në bazë të kontratës do të investohet nga koncensionari 5,3 miliardë lekë. Vlera e investimit pritet të mbulohet me arkëtimet që kompania ka realizuar që nga fillimi i aktivitetit deri në fund të këtij viti.

Investimet

Ministria e Financave bëri të ditur se, aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Ndërtimi për këtë projekt pritet të realizohet në katër vite (deri në vitin 2022).

Realizimi i punimeve të ndërtimit në mënyrë progresive, për vitin 2018 kanë qenë  në masën 20%. Theksohet në raport se, për shkak të protestave kundër pagesës së tarifës së kalimit për përdorim të rrugës, të cilat çuan në shkatërrimin e sheshit të Pagesës (Toll Plaza), ky shesh doli për 6 muaj jashtë funksionit.

Deri në fund të vitit 2019, aty janë realizuar 48% e vlerës së përgjithshme të punimeve të ndërtimit, në mënyrë progresive.

“Aktualisht shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës, ka përmirësuar nivelin e sigurisë në Tunelin e Thirrës, dhe ka rehabilituar elementë të autostradës”,- thuhet në raport.

Për vitin 2018, vlera e investimit e realizuar ka rezultuar rreth 17% e vlerës së përgjithshme së investimit.

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostradën Milot-Morinë për autoveturat është 5 euro.

Për banorët e qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh. Ndërsa për kamionët kjo pagesë është 22 euro.

Ecuria pas protestave

Në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit.

Megjithatë, për muajt operativ të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara. Por Ministria e Financave thotë se, nga rakordimi vjetor për vitin 2018 raportohet se niveli i të ardhurave faktike ka rezultuar më i lartë se minimumi i të ardhurave të garantuara nga trafiku, si rrjedhojë në bazë të kontratës nga ky suficit i të ardhurave të realizuara Autoriteti Kontraktues ka pasur përfitimin duke bërë ndarjen e këtij suficiti me shoqërinë koncesionare në raportin 60 me 40.

Ndryshe nga sa pritej vënia e tarifës nuk e ka ulur qarkullimin në rrugën e Kombit përderisa arkëtimet nga trafiku janë rritur që kur nisi koncesioni.

Koncesioni financohet më së shumti nga shqiptarët e Kosovës të cilët nëpërmjet rrugës së Kombit udhëtojnë në Shqipëri për pushime gjatë fundjavave dhe sezonit të verës.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: koncesionpagesaRruga e Kombittarifa

Të lidhura

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec
Aktualitet

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qarkun e Korçës, ku një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen...

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë
Aktualitet

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga...

13:01 07/06/2025
Para

Skandal/ Viti i ri akademik, rritet me 6.5% çmimi i qerave për studentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.