Skip to content
Kryesore

Rritje e borxheve tatimore/ Administrata Tatimore paralajmëron masa ndëshkuese

· 1 min lexim

Gjatë muajit maj 2025, Administrata Tatimore ka evidentuar një rritje të detyrimeve të papaguara nga tatimpaguesit, me një shumë totale prej 4.7 miliardë lekësh.

Për këtë arsye, autoriteti tatimor u bën thirrje bizneseve dhe individëve që të respektojnë afatet ligjore të pagesave, për të shmangur pasoja të panevojshme financiare.

Sipas ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vonesat në pagesat tatimore shoqërohen me gjoba, kamatëvonesa dhe masa shtrënguese që mund të ndikojnë negativisht në vijimësinë e aktivitetit ekonomik.

Ndërkohë, deri në hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve tatimore, pjesë e paketës së paqes fiskale të paralajmëruar, tatimpaguesit mbeten të detyruar të shlyejnë detyrimet e tyre aktuale, për të shmangur ndëshkime të mëtejshme nga autoritetet.