Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 dhe viktimave , reagon presidenti Meta:”Qeveria të shtojë buxhetin për shëndetësinë”

20:32 05/08/2020
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar përsëri ditën e sotme në lidhje me situatën e koronavirusit në vend, pasi prej disa ditësh po regjistrohen shifra të larta të rasteve të reja dhe të COVID-19 në Shqipëri.

Presidenti Meta shpreh solidaritetin për stafin mjekësor dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave. Gjithashtu Meta ngriti shqetësimin lidhur me rritjen e rasteve të infektimeve nga Covid 19 në vend.

Ndërkohë Meta i ka bërë thirrje qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve.

Statusi i presidentit Meta
Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë qytetarëve të prekur nga COVID-19, shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe të afërmit e tyre, si edhe me të gjithë personelin mjekësor, që është duke u shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, të cilët i falenderoj me mirënjohje për sakrificat dhe devocionin e jashtëzakonshëm që po dëshmojnë prej muajsh.

Vlerësoj angazhimin dhe masat e marra deri tani nga institucionet përgjegjëse shtetërore kundër përhapjes së kësaj pandemie të rrezikshme, por ritmet tepër shqetësuese nga dita në ditë të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur dhe numrit të viktimave, shtrojnë nevojën jetike të angazhimit të të gjitha strukturave shtetërore me forca tepër të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, veçanërisht me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë dhe të higjienës, qofshin jashtë shërbimit aktiv, si dhe mobilizimin e një numri më të madh të reanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre.

Përsëris me forcë thirrjen drejtuar qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve.

ASGJË TJETËR NUK ËSHTË MË E RËNDËSISHME SE JETA E QYTETARËVE!

Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm në zbatimin e udhëzimeve publike, për mbajtjen e maskave, respektimin e distancimit fizik dhe higjienë maksimale, pasi nënvleftësimi më i vogël, jo vetëm rrezikon shëndetin dhe jetën e tij, por edhe të fëmijëve, të prindërve, të gjyshërve, të fqinjëve dhe të miqve të tij.

Është tepër e rëndësishme, veçanërisht në kushtet kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik, të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal.

Vetëm në këtë mënyrë dhe falë një solidariteti mbarëkombëtar do t’ia dalim për të tejkaluar me pasoja sa më të lehta këtë pandemi të rrezikshme duke mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të përhapjes së saj.

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para

Rreth 300.000 të pastrehë dhe mbi 100 viktima, lihen në arrest shtëpie disa zyrtarë të portit në Bejrut

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip