Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritja e çmimeve, Ipeshkvijtë e Shqipёrisё apel qeverisë: Ktheni sytë nga të varfërit

11:14 14/11/2021
Reading Time: 6 min lexim

Me rastin e Ditës së Pestë Botërore kushtuar të varfërve, me temë “Të varfërit i keni gjithmonë me ju”, Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehin shqetësimin e tyre, nisur nga ndikimet shumë negative të krizës ekonomike botërore e cila ndërthuret edhe me veçantitë e situatës kritike që ka përfshirë vendin prej kohësh, prandaj i bёjnё ftesë politikës shqiptare për të marrë masa konkrete e për t’i kthyer sytë drejt më të varfërve.

Në deklaratën e ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë thuhet se radhët që shtohen e bëhen më të gjata në qendrat për të varfrit, kërkesa e vazhdueshme, sidomos e familjeve të reja dhe e të rinjve, për emigrim, janë shenjë e prekshme e përkeqësimit të ekonomisë dhe mundësive për nevojtarët, duke treguar rritjen e numrit të tyre.

Prandaj, ky mesazh deklarojnë ata është një thirrje e fortë për ata të cilëve populli iu ka besuar administrimin e të mirës së përbashkët, për politikën, për qeverinë, që të mos e humbasin mundësinë për ta bërë të mirën, sepse “Zoti i do ata që dhurojnë me gëzim”.

“Ky mesazh i drejtohet Qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë, Institucioneve financiare vendase dhe ndërkombëtare, Bashkive të vendit, që të mbështesin dinjitetin e të varfërve dhe nevojtarëve”, deklarojnë Ipeshkvijtë e Kishës Katolike Shqiptare.

DEKLARATA E PLOTË
Me rastin e Ditës së Pestë Botërore për të Varfrit, që kremtohet të dielën me 14 Nëntor 2021, me temë “Të varfrit i keni gjithmonë me ju” (Mk14.7) ne, Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë, duke vënë re ndikimet shumë negative të krizës ekonomike botërore e cila ndërthuret edhe me veçantitë e situatës kritike që ka përfshirë vendin tonë prej kohësh.

Si barinj të Kishës i kemi ndjekur ndryshimet fiskale të ndodhura në kohët e fundit, sikurse rritja e çmimeve të produkteve të shportës, karburanteve dhe gazit (si dhe është përfolur edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike) dhe vërejmë me keqardhje mungesën e vëmendjes që duhet për të varfrit e nevojtarët, për të pamundurit e të mënjanuarit e shoqërisë sonë.

Ky mesazh është një ftesë dhe njëkohësisht një nxitje për të marrë masa konkrete e për t’i kthyer sytë drejt më të varfërve, sepse Zoti kur zbuloi fytyrën e vet e shfaqi atë si Atë për të varfrit dhe pranë të varfërve e po ashtu detyra e një shoqërie është t’u vijë në ndihmë më të brishtëve në mesin e saj.

Të qenit qeveritar, vendimmarrës, politikëbërës nuk është vetëm një pozitë që reflekton autoritet, por është një thirrje për të shërbyer, për t’iu dhënë zë kauzave që u mungon zëri, për të qenë miqtë e nevojtarëve, për të dëgjuar britmat e të varfërve në mjerimet e tyre.

Le ta kenë të varfrit e nevojtarët në mesin tuaj, si vendimmarrës, zërin e tyre të mbështetur e të fuqizuar e nëse ua fuqizojmë këtë zë, të mos t’i lëmë ta humbasin shpresën, sidomos kur ajo lidhet me mirëqenien e dinjitetin e jetesës. “Kjo vëmendje dashurie është fillimi i një shqetësimi të vërtetë për qenien e tyre dhe duke filluar nga kjo, fillon edhe kërkimi i të mirës për ta” (EG 198-199).

Tërmeti, pandemia, kriza e përshkallëzuar ekonomike, që ndihet tek rritja e çmimeve të prodhimit e kanë shtuar numrin e parregullsive morale e shoqërore që sigurisht shkaktojnë gjithnjë e më shumë forma të reja varfërie, si pasojë e aktorëve ekonomikë e financiarë të paskrupullt, të privuar nga çdo ndjeshmëri njerëzore e përgjegjësi shoqërore.

Radhët që shtohen e bëhen më të gjata në qendrat tona për të varfrit, kërkesa e vazhdueshme, sidomos e familjeve të reja dhe e të rinjve, për emigrim, janë shenjë e prekshme e përkeqësimit të ekonomisë dhe mundësive për nevojtarët, duke treguar rritjen e numrit të tyre.

“Varfëria nuk shkaktohet prej fatit, por është pasojë e egoizmit”. “Kështu, të varfrit na mësojnë solidaritetin, bashkëndarjen, sepse mishërojnë dinjitetin e dhënë nga Zoti që askush nuk mund t’ua marrë” – na thotë Papa Françesku në mesazhin e tij për Ditën botërore të të varfërve.

Prandaj, ky mesazh është një thirrje e fortë për ata të cilëve populli iu ka besuar administrimin e të mirës së përbashkët, për politikën, për qeverinë, që të mos e humbasin mundësinë për ta bërë të mirën, sepse “Zoti i do ata që dhurojnë me gëzim” (2 Kor 9,7).

Ky mesazh i drejtohet Qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë, Institucioneve financiare vendase dhe ndërkombëtare, Bashkive të vendit, që të mbështesin dinjitetin e të varfërve dhe nevojtarëve.

Kështu, le t’i kundërvihemi të gjithë së bashku kulturës së indiferencës, padrejtësisë dhe përjashtimit. Viktimat e para të kësaj kulture janë pikërisht të varfrit, nevojtarët e të mënjanuarit.

Me bindjen se do të dëgjohet zëri i të varfërve, sikurse na fton edhe Papa Françesku, ne Ipeshkvijtë përtërijmë angazhimin tonë për të qenë pranë nevojtarëve, ashtu sikurse kemi bërë gjithmonë, duke ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë dhe të institucioneve tona të bamirësisë, në këtë sfidë kundër varfërisë, brenda mundësive tona, por me gjithë vetveten tonë.

Gjithashtu sigurojmë lutjen tonë për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në vendin tonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Para
“Fati i lojërave” çon në pranga 3 persona në Tiranë, policia jep detajet

“Fati i lojërave” çon në pranga 3 persona në Tiranë, policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.