Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritja e Borxhit Publik/ Shqipëria e gjashta me borxhin më të lartë në Evropë, por e fundit për mbështetjen ekonomike!

10:26 09/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë pjesës së 6 mujorit të dytë të këtij viti, borxhi publik sipas statistikave ka pësuar një rritje prej 13.8 pikë përqindje në krahasim me fundin e 2019-s, duke arritur kështu në nivelin e 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Kjo rritje e borxhit, lidhet kryesisht me paketat ndihmëse, pas krizës që u shkaktua në vend nga karantimi disa mujor i ekonomisë, dhe rindërtimin pas tërmetit.

Në fakt, e gjithë Europa ka marrë më shumë borxh në pjesën e parë të vitit, në një përpjekje të jashtëzakonshme për të shëruar ekonomitë e tyre të goditura nga mbyllja pas Covid-19.

Sipas të dhënave të Eurostat, borxhi publik në 27 vendet e BE-së u rrit me 10.2 pikë përqindje në raport me dhjetor 2019, (me ritme më të ulëta se i Shqipërisë), duke arritur në 87.8% të PBB-së, në fund të 6 mujorit të parë.

Shqipëria rezulton, sipas të dhënave të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian për rajonin, se ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, në krahasim me periudhën e para krizës (fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti këtë tregues me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).

Por, ndonëse ka pasur rritjen e borxhit publik ndër më të lartën në Europë, Shqipëria nuk rezulton të ketë përdorur këtë shtesë të huamarrjes për të mbështetur ekonominë, që në kontrast ishte minimale. Sipas një vlerësimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështetja fiskale (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte më pak se 1 % e PBB së vendit, më e ulëta për gjithë Europën.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit, që rritën më pak borxhin në gjashtëmujorin e parë të vitit kanë dhënë më shumë mbështetje direkte për ekonominë. Mali i Zi, që e rriti borxhin në nivele të ngjashme me ne (79.5% e PBB-së), ka dhënë suport prej gati 8% të PBB-së, Serbia e kishte këtë tregues sipas FMN-së gati 5%, Maqedonia e Veriut 3% e PBB-së (shih grafikun në fund).

Në vend të 11 në Europë për madhësinë e borxhit publik

Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria u rendit në fund të 6 mujorit të dytë ndër shtetet me borxhin më të lartë publik

Sipas të dhënave të Eurostat për Bashkimin Europian dhe Komisionit Europian për vendet e rajonit, Shqipëria ishte e 11-a në Europë dhe e para në rajon, për treguesin e borxhit nga PBB-së.

Në nivele të ngjashme është dhe Mali i Zi (79.5%), ndërsa Serbia (58.1%), Maqedonia e Veriut (50.7%), Bosnja (35.6%), Kosova (17.5%) e kanë borxhin publik nën 60% të PBB-së. Për vendet në zhvillim vlerësohet se niveli i 60% të PBB-së është kufiri maksimal i qëndrueshëm për vendet në zhvillim (Shqipëria e kishte gati 67% në fund të 2019-s).

Në kontrast me borxhin e lartë, Shqipëria renditet si shteti me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë, sipas Forumit Ekonomik Global, në një tregues indirekt se borxhi nuk është përdorur për të nxitur një zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonomi produktive.

Sa më pak konkurruese ekonomia, aq më e ulët është dhe aftësia për të shlyer detyrimet. Si rrjedhojë, vendi rrezikon të futet në një spirale ku shtimi i borxhit nuk do të arrijë të prodhojë rritjen ekonomike të nevojshme për ta ulur atë (borxhin) në afatin e mesëm.

Vetëm për pagesat e koncesioneve, Shqipëria është angazhuar tashmë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm me 9.5% të PBB-së që janë llogari jashtë bilancit, që është më e larta në Europë, ndërsa nuk ka të dhëna për eficiencën në ekonomi të këtyre angazhimeve.

Në Europë, kryeson Greqia

Borxhin më të lartë në Europë e ka Greqia, në 187.4% të PBB-së. Ndonëse e zhytur në detyrime, shteti fqinjë e ka rritur këtë tregues edhe me 10.8 pikë përqindje në 6 mujorin e parë të vitit për të nxitur ekonominë e sëmurë.

E dyta në Europë është Italia, me 149.4% të PBB-së. Edhe Italia, që u godit e para nga Covid-19 ka shpenzuar gati 15% të PBB-së në 6 mujorin e parë për të mbështetur bizneset dhe individët.

E treta në Europë për madhësinë e borxhit është Portugalia (126.1% e PBB-së), Belgjika (115.3%), Franca (114.1%).

Shteti me më pak borxhe në Europë është Kosova, me 17.5% në raport me madhësinë e ekonomisë së vet.

Etiketa: Mbeshtetja ekonomikeRritja e borxhit publikShqiperia e gjashta

Të lidhura

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë
Aktualitet

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili që nga shkurt ndodhet në paraburgim në Burgun e Durrësit, do...

13:16 08/06/2025
8 Qershori – Dita Botërore e Tumorit të Trurit: Ndërgjegjësim, Shpresë dhe Bashkim
Aktualitet

8 Qershori – Dita Botërore e Tumorit të Trurit: Ndërgjegjësim, Shpresë dhe Bashkim

Sot, më 8 qershor, shënohet Dita Botërore e Tumorit të Trurit, një thirrje globale për ndërgjegjësim, solidaritet dhe nxitje të...

13:04 08/06/2025
Para

Sherr me thika në Kamëz/ Plagoset 20-vjeçari, policia në kërkim të autorit (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

13:16 08/06/2025
8 Qershori – Dita Botërore e Tumorit të Trurit: Ndërgjegjësim, Shpresë dhe Bashkim

8 Qershori – Dita Botërore e Tumorit të Trurit: Ndërgjegjësim, Shpresë dhe Bashkim

13:04 08/06/2025
Vodhën 6 milionë lekë të vjetra nga një banesë në Korçë, në pranga autorët pas hetimeve 2-vjeçare

Vodhën 6 milionë lekë të vjetra nga një banesë në Korçë, në pranga autorët pas hetimeve 2-vjeçare

12:54 08/06/2025
“Java e Kulturës Italiane” mbërrin në Gjirokastër

“Java e Kulturës Italiane” mbërrin në Gjirokastër

12:42 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.