Skip to content
Të Gjitha

Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Krujë, shënohen 5 raste të reja

· 1 min lexim

Kruja vijon të jetë një vatër e nxehtë e COVID-19 në vendin tonë.

Sipas “Shqiptarja.com”, gjatë orëve të fundit në qarkun e Krujës janë berë 85 teste.

Nga këto 1 person ka rezultuar pozitiv në Fushë-Krujë, ndërsa të tjerët në Krujë, të cilët janë punonjës fasonerie dhe persona kontakti.

Me 5 rastet e reja, numri i të prekurve nga COVID-19 në Krujë ka shkuar në 116, shifra këto që pritet të konfirmohen gjatë përditësimit të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 803.

Në dy spitalet COVID po marrin shërbim 34 pacientë, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

Që prej fillimit të epidemisë, janë shëruar 68% e të prekurve, ndërsa aktivë numërohen vetëm 229.