Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritet 25% çmimi, arrin 100 lekë buka masive

15:54 11/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Çmimi i bukës masive në disa furra të Tiranës, është rritur 25%. Buka masive e bardhë dhe e zezë nga 80 lekë, po shitet 100 lekë. Kryetari i Shoqatës së Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive, Gëzim Peshkopia, tha se nga furrat e bukës mielli po blihet me çmim 85 lekë/kg nga 45-50 lekë/kg që shitej më parë.

Sipas tij rritja e çmimit të miellit të bukës vjen për shkak të dyfishimit të çmimit të grurit të importit.

“Rritja e çmimit të bukës nuk është masive në të gjithë tregun. Më të prekur nga rritja e çmimit të miellit nga 45-50 lekë/kg që ishte më parë në 85 lekë/kg janë furrat që nuk tregtojnë produkte pastiçerie, por vetëm bukë.

Më të prekura janë furrat e vogla të bukës që nuk furnizohen nga fabrikat e blojës me miell ku çmimi është 4 lekë më pak. Rritja e çmimit të miellit është ndikuar nga rritja e çmimit të grurit në tregjet e huaja. Grosistët kanë përfunduar kontratat e furnizimit me grurë me çmimin 250 USD/ ton, tani po furnizohen me çmim 500-600 USD/ton”.

Kryetari i Shoqatës të Bukës dhe Brumërave nënvizon se aktualisht nuk ka mungesë të furnizimit me miell për furrat e bukës. “Të gjithë duhet të mbajnë hapur furrat e bukës. Furnizimi i popullatës me produkte buke duhet të jetë prioritet për furrat, pavarësisht kostos të shtrenjtuar, ashtu siç ndodhi edhe në pandemi”, nënvizon z.Peshkopia.

Operatorë të tregut parashikojnë tjetër shtrenjtim të çmimit të miellit për furrat e bukës në 90 lekë/kg. Çmimi i bukës shënoi rritje edhe në muajin shtator 14% për shkak të shtrenjtimit të çmimit të grurit nga rritja e kërkesës pas pandemisë. Në dyqanet e produkteve ushqimore për muajin mars mielli po tregtohet 20% më shumë.

1 kg miell “Primo” për muajin mars u shit 100 lekë nga 80 lekë/kg që shitej në muajin shkurt. Çmimet e shitjes janë të njëjta edhe për miellin “Mokra” 70-80 kg po shitet 100 lekë./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
Para
Pushtimi i Ukrainës/ Stoltenberg: Sulmi i Rusisë do të ketë pasoja për të gjithë ne

Pushtimi i Ukrainës/ Stoltenberg: Sulmi i Rusisë do të ketë pasoja për të gjithë ne

Lajmet e fundit

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip