Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rriten importet e karburantit, bien të cigareve në 7-mujor

10:54 24/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Në janar të këtij viti importeve cigareve shënuan rritje jo të zakonte me 168 për qind ne krahasim me janarin 2022.

Burimet zyrtare nga doganat e arsyetuan këtë rezultat me luftën ndaj kontrabandës dhe me efektin pozitiv të fiskalizimit. Por ajo që ndodhi në muajt e mëvonshëm përmbysi jo vetëm rezultatet e janarit, por edhe vrullin e fiskalizimit dhe antikontrabandës.

Në janar-korrik 2023 importet e cigareve kanë shënuar një rënie me -4.5% në krahasim me 7-mujorin 2022. Importet e cigareve ishin në rënie sistematike nga 2015-2021. Qeveria e lidhi këtë rënie me forcimin e legjislacionit kundër duhanpirjes çka solli rënie të konsumit. Por në 2022 pati një rritje jo të zakonte të zhdoganimeve te cigareve në sasi me 11.7% edhe pse artikujt tjerë të konsumit shënuan rënie të ndjeshme të importeve si rrjedhojë e rritjes së çmimeve ne tregjet globale. Janari i vitit 2023 nisi mbarë, por importet e cigareve nisen rënien në muajt pasues.

Nga ana tjetër importet e karburanteve dhe birrës ishin në një trend të kundërt, duke shënuar rritje të importeve në 7 mujor. Në janar-korrik 2023 u importuan 343 mijë tonë karburante me rritje vjetore 10%. Burimet nga tregu pohojnë se ka përmirësim për shkak të rritjes së konsumit nga rënia e çmimeve dhe shtimit të qarkullimit nga turizmi.

Karburantet dhe cigaret janë dy mallrat kryesore që kontribuojnë në të ardhurat doganore. Në 7 mujor u arkëtuan nga zhdoganimet e naftës dhe cigareve rreth 42 miliardë lekë ose rreth 400 milionë euro.

Me rritje rezultuan edhe importet e birrës. Doganat raportuan se u zhdoganuan mbi 30 mijë tonë në 7-mujor me rritje vjetore 8.5%. Nga taksa e zhdoganimit të birrës doganat arkëtuan gjatë 7 mujorit rreth 1,7 miliardë lekë ose rreth 17 milionë euro.

Rritja e importeve të birrës ka vënë në vështirësi prodhuesit shqiptare, duke ju marrë tregun vit pas viti. Këtë vit importet e birrës në gjysmën e parë të vitit të vitit zunë 60% të konsumit të tregut. Në vitin 2022, birrat e importit zinin 51% të tregut dhe në 2015-n, rreth 40% e birrave vinte nga jashtë. https://www.monitor.al/turizmi-nxit-birren-e-huaj-importet-rriten-me-9-ndersa-bie-konsumi-i-prodhimit-vendas/

Rritja e peshës së birrës së importit është ndikuar nga humbja e konkurrueshmërisë të birrës vendase. Në periudhën janar-maj 2023 prodhimi vendas është tkurrur 16% kundrejt së njëjtës periudhë të 2022.

Fabrikat vendase pohuan se po përballen me rënie shitjesh 15 deri në 30% krahasuar me vjet. Arsyet kryesore, sipas tyre, janë që birra shqiptare ka humbur avantazhin konkurrues të çmimit nga kostot jashtëzakonisht të shtrenjta të ndikuara direkt nga dyfishimi i akcizës, lëndës së parë, karburantit./MONITOR

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Rrëmbeu emigrantët në Greqi/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit: Nuk jam fashist, as racist!

Rrëmbeu emigrantët në Greqi/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit: Nuk jam fashist, as racist!

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip