Skip to content
Bota

Rrëzimi i avionit ukrainas. Dorëzohet Irani, i dërgon kutitë e zeza Ukrainës

· 1 min lexim

Aeroplani ukrainas ‘Avioni Boeing 737’ u rrëzua në Iran më 8 janar, disa orë pasi ky i fundit goditi me raketa bazat që strehojnë forcat e SHBA në Irak.

176 njerëz humbën jetën nga ngjarja e rëndë.

Sakaq, akuza të shumta u lëshuan ndaj Iranit nga SHBA dhe Kanda, duke e akuzuar se e ka qëlluar avionin me raketë.

Nga ana tjetër, shteti iranian nuk pranonte të dorëzonte kutitë e zeza të avionit, duke kërkuar ta bëntë vetë analizimin e tyre.

Mirëpo, së fundmi Irani është dorëzuar.

Ai pritet t’ia dorëzojë kutitë e zeza Ukrainës.

Njoftimi u bë nga agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” të shtunën.

Autoritetet iraniane janë gjithashtu të përgatitur që kutitë të ekzaminohen në Kiev edhe nga ekspertë francezë, kanadezë e nga Shtetet e Bashkuara njoftoi e njëjta agjenci.