Skip to content
Të Gjitha

Rrezikuan të mbyteshin në det të hapur, roja bregdetare e Durrësit shpëton 18 klandestinë

· 1 min lexim

Roja bregdetare e Durrësit ka shpëtuar mëngjesin e sotëm 18 klandestinë .

Skafi me të cilin ata po udhëtonin ishte çarë dhe rrezikonin të mbyteshin.

Klandestinët ishin shtetas sirianë, marokenë dhe irakenë, ku në mesin e tyre kishte edhe fëmijë .

Skafisti dha alarmin në  mesnatë, 18 milje nga kepi i Seltës, në det të  hapur.

Sapo mori sinjalin, roja bregdetare ndërhyri menjëherë , duke nxjerrë në breg të gjithë klandestinët.

Mendohet se skafi me klandestinë ishte nisur drejt Italisë .

Policia ndërkohë  ka arrestuar skafistin dhe po punon për zbardhjen e skemës së trafikut të klandestinëve