Rrezikoi të mbytej në plazhin e Borshit, humb jetën rrugës për në spital një 40 vjeçar
Këtë të shtunë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Borshit.
Një 40 vjeçar ishte futur për t’ u larë por ka rrezikuar të mbytej, por nuk ka mundur të mbijetojë rrugës për në spital.Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale E.G 40 vjeç.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plote:
Rreth orës 12:30, në plazhin e Borshit është rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.