Skip to content
Bota

Rrënqethëse në Greqi/ Babai e harron në makinë, humb jetën foshnja 5 muajshe

· 2 min lexim

Një ngjarje në Greqi në përmasat e një filmi thriller ka tronditur të gjithë.  Raportohet se nëj baba e ka lënë fëmijën e tij foshnjë në makinë me orë të tëra dhe teksa është kthyer e ka gjetur atë pajetë.  Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Artës, ku babai ka harruar fëmijën e tij në makinë, konkretisht në sediljen e pasme. Ai është kujtuar pas tre orësh për foshnjën e tij vetëm 5 muajsh dhe kur është kthyer tek makina e ka gjetur fëmijën pa ndjenja.  Foshnja ishte pa ndjenja dhe kishte shkumë nga goja dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua i vdekur. Ndërkohë foshnja është dërguar në spitalin e Janinës për t’iu bërë autopsia.

Duhet theksuar fati që fëmijët janë pasagjerët më të rëndësishëm në një makinë dhe prindërit janë përgjegjës për sigurinë e tyre.  Prindërit duhet të sigurohen që foshnjat e tyre të jenë në vende të sigurta dhe të mos lëndohen në rast situatash të paparashikuara.   Nëse prindërit nuk i respektojnë rregullat përkatëse se si duhet të vendosin dhe mbajnë fëmijën e  tyre në makinë, mbajnë përgjegjësi ligjore pasi mund të shkaktojnë edhe ngjarje fatale siç është rasti i fundit në Greqi.