Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Roland Bejko: Me fjalimin e tij, Edi Rama mbrojti pazarin politik me pronarin e vërtetë të kullës pas Operas

13:50 11/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Në reagimin e tij të gjatë plot metafora e fraza të gjata, Edi Rama nuk u ka thyer asnjë përgjigje shqetësimeve të opinionit publik dhe forcave opozitare. Përkundrazi, kushdo që ka një opinion negativ ndaj çështjes së Kullës-Mal në mes të Tiranës, si gjithmonë, e ka gjetur veten në mes të sulmit me baltë e llumit metaforik të Edi Ramës.

Në këtë rast, Edi Rama na dëshmoi edhe një herë se gjuhën në politikë ai e përdor si artin për të fshehur të vërtetën.

Mirëpo, kryeministri i një vendi demokratik e ka për detyrë kushtetuese transparencën ndaj qytetarëve të vet.

Edi Rama, në këtë rast, dhe si gjithmonë në fakt, ka bërë të kundërtën.

Mos transparencën, e ka standart qeverisje.

Në reagimin e tij të gjatë Edi Rama nuk u ka dhënë asnjë përgjigje shqetësimeve të opinionit publik mbi temën në fjalë, të cilat janë:

1. Përse kullat ndërtohen në mes të Tiranës dhe jo në një kënd të dedikuar për to, si në gjithë kryeqytetet perëndimore, larg zonave të trashëgimisë arkitekturore historike?

2. Përse zhduken parqet dhe lulishtet e Tiranës, ndërkohë që kryeqyteti ynë e ka shkallën e ndotjes së ajrit trefishin e normës së lejuar evropiane, dhjetëfish më pak sipërfaqen e gjelbër për banor nga norma evropiane, dhe dhjetëfish më të lartë edhe numrin e vdekjeve për banor për shkak të sëmundjeve në organet respiratore?

3. Me çfarë parash ndërtohen këto kulla?! A shërbejnë ato si lavatriçe për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit shtetëror, trafiqeve, apo mafjes lokale e ndërkombëtare ndërkohë që në Shqipëri janë pastruar deri vitin e shkuar të paktën 1.6 miliardë euro?

4. Për Kullën Mal që do ngrihet në mes të Tiranës, a është Edi Rama në dijeni të pronarëve të vërtetë të saj?! A është dhënia e lejes për ndërtimin e saj një dhuratë me benefite politike për të dhe përfituesin që siç po thuhet prapa kësaj pune qëndron familja e “krerevolucionarit”?! ( Natyrisht, ai nuk mund të thotë, Po, se ndryshe i bie të largohet nga pushteti.)

‘Kulla e rradhës dhe mullari i baltës’ – Edi Rama reagon për kullën e “Foltores”
Pra, që të kuptohemi. Siç e kish thënë në fund të shkrimit të vet Edi Rama, ne nuk jemi kundër sektorit të ndërtimit në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Por ne jemi kundër përdorimit të kësaj industrie si një sektor i rëndësishëm i pastrimit të parave të pista të krimit, trafiqeve e korrupsionit shtetëror e cila po shkatëron ekonominë e ndershme duke prishur rregullat në treg, duke favorizuar kryesisht oligarkët, duke rritur artificialisht çmimet e banesave, duke deformuar artificialisht kursin e këmbimit, ku forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i valutës së huaj po falimenton eksportuesit dhe prodhuesit vendas.

Ne jemi kundër hipokrizisë politike të atyre që ditën premtojnë e nxisin revolucion për përbysjen e një regjimi të korruptuar, duke hedhur baltë, akuza e shpifje si pazarexhinj me pushtetin ndaj nesh që jemi të ndryshëm nga ata, dhe natën bëjnë pazare me qeverinë dhe Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkisë për kullat nëTiranë, a resortin e rradhës në bregdet me të njëjtët oligarkë dhe trafikantë.

Pra, Edi Rama në reagimin e tij i është shmangur thelbit të debatit publik mbi pazaret politike, dhe ekonominë kriminale.

Dhe kjo nuk besoj se është lajthitje, por strategji për të mbrojtur pazarin politik me pronarët e vërtetë të kullave dhe investitorëve të tij strategjik në bregdetin e Shqipërisë ku me sa duket pastrojnë paratë e pista në emër të zhvillimit.

SPAKU do ketë shumë, shumë punë. Por puna bëhet e lehtë kur ndjek paranë, mjafton që të ketë vullnetin e duhur.

Me këtë rast, hipokrizisë politike po i vjen fundi. Bakrit, po i del kallai, siç kulla- mal ia nxori bojën qëllimit të vërtetë të të ashtuquajturit “revolucion” që do përmbyste regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Koha qenka zbardhuesi më i mirë i të vërtetave të mëdha!

Të tjera

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat
Aktualitet

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka reaguar pas anulimit të interpelancës së tij në Parlament lidhur me fondet e...

19:21 24/04/2026
Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici
Aktualitet

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një drejtues motori ka...

12:49 24/04/2026
Para
Rama ‘hartoi ese’ për Kullën pas TOB, gazetari bën për ‘2 lekë’ Foltoren

Rama 'hartoi ese' për Kullën pas TOB, gazetari bën për '2 lekë' Foltoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

19:21 24/04/2026
Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

12:49 24/04/2026
Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

11:00 24/04/2026
Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

16:08 23/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.