Kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti kanë prezantuar planin e rindërtitmi të Kombinatit, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë. Në një konferencë për shtyp, ku edhe u prezantua projekti 3D për rindërtimin e zonës, është planifikuar që të ndërtohen apartamente të reja, të mjaftueshme për akomodimin e 20,500 banorëve. Gjithashtu në zonë pritet që të ndërtohen 4 institucione të reja arsimore dhe 9 pika sociale e kulturore.
Kryeministri Rama e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit. Rama u shpreh se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.
“Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz , më shumë se sa një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Tërësia e projekteve që kanë filluar të zbatohen ose janë pranë fillimit të zbatimit është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës familjare, në kushtet kur një fatkeqësi e madhe krijoi dhe një boshllëk të madh por patjetër dhe një mundësi të madhe. Për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme. Krizën e madhe të 26 nëntorit po e kthejmë në një mundësi të madhe transformimi për ata familje që humbën shtëpitë e tyre por dhe vetë zonat ku ndodhën dëmet. Projektet që sot kemi në dorë, pa diskutim që realizimi i tyre do të sjellë transformimin e rëndësishëm dhe do të ecim para me një proces shërimi urban në shumë zona. Sot i japim kësaj zone një impuls të ri zhvillimi”, tha Rama.
Peshë të madhe në fjalën e sotme, Rama i dha edhe opozitës së sotme dhe maxhorancës së dikurshme, të cilën e krahasoi me zbatues ilegal që sipas tij ndërtonin duke marrë pronat e qytetarëve. Kreu i qeverisë nuk la pa kujtuar edhe përmbytjet e ndodhura në zonën e Shkodrës vite më parë, duke e sjellë si shembull se banorët e dëmtuar nuk u shpërblylen nga qeveria Berisha.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se lagja e re e Kombinatit, e cila do të ndërtohet për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës Kryeqytet. Aty do të ketë edhe 4 institucione të reja arsimore; 9 pika sociale e kulturore, si dhe 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë, Sheshi i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe Sheshi i Gastronomisë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/266151044612526/