Skip to content
Showbiz

Rikthehet Rihanna, çmend fansat me pozat provokuese

· 2 min lexim

Këngëtarja e njohur nga ishujt Barbados, Rihanna është rikthyer edhe njëherë me foto provokuese duke marrë vëmendjen e fansave.

Krijuesja e hitit “Diamonds” ka reklamuar linjën e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty” pas një kohe të gjatë mungese në rrjetet sociale.

33-vjeçarja thotë se nuk ka modele që mund ta bëjë më mirë se ajo reklamimin e linjës teksa pozon e veshur me të zeza dhe mjaft provokuese. Në veshjen e saj nuk kanë munguar as aksesorët që e bëjnë Rihanna-n të duket si një divë e vërtetë.

Prej kohësh ylli i pop.it është larguar nga industria e muzikës dhe nuk ka nxjerrë publikime të reja.  Ajo është krijuese e shumë hiteve që kanë arritur majat e klasifikimit si “Man doën”, “Work”, “Monster”, “What’s my name” etj.

Pak kohë më parë ajo u nda nga  i dashuri i saj biznesmen Hassan Jameel, teksa sërish ka qenë në qendër të vëmendjes për një romancë me reperin ASAP Rocky. Në media dolën lajme se dyshja i kaloi bashmë krishtlindjet në ishujt Barbados që është edhe vendlindja e këngëtares.

Tashmë Rihanna i është përkushtuar seriozisht biznesit të saj dhe me reklamimin që i bën është e pamundur të mos ketë sukses.