Skip to content
Të Gjitha

Rikthehet karantina 7 ditore për shqiptarët që shkojnë në Greqi, Kakavija mbyllet gjatë natës

· 1 min lexim

Greqia ka vendosur ditën e sotme masa të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së COVID-19. Por duket se këto masa do të prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët.

Mësohet se nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditore për të gjithë ata shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës. Ndërkohë që nga e hëna në palën greke do të vendoset ekip kontrolli epidemiologjik i vazhdueshëm për kontroll të plotë të udhëtarëve.

Gjithashtu nga dita e nesërme  kjo pikë kufitare do të mbyllet nga pala greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00, pra do të funksionojë vetëm gjatë ditës.

E gjithë kjo bëhet me qëllim që të gjithë shqiptarët t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19.

Kujtojmë se ditën e djeshme një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.