Skip to content
Të Gjitha

Rikthehen reshjet: Ja si do të jetë moti gjatë javës

· 1 min lexim

Pasditja e kësaj të marte do të rikthejë reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, reshjet e shiut do të jenë prezente jo vetëm gjatë javës, por edhe në fundjavë.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë luhatje duke bërë që vlerat ekstreme të luhaten nga 5-6°C mëngjesi deri në 24-25°C mesdita.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu të pakta në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me larësi vale0,5 –1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 5/19°C

Zonat e ulëta 6/23°C

Zonat bregdetare 9/22°C