Skip to content
Të Gjitha

Rezidenca Studentore e Tiranës: Ja çfarë do të bëhet me pagesat e nëntorit…

· 2 min lexim

Vendimi i papritur i Komitetit Teknik për mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën deri në muajin dhjetor,  shkaktoi shqetësim tek studentët. Ata janë ankuar se kishin paguar tarifat e konvikteve apo të shtëpive me qira.

Për të sqaruar studentët, Rezidenca Studentore Nr.1 në Tiranë ka njoftuar se regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti do të jenë të vlefshme për sezonin arsimor 2020 – 2021. Pasi të rihapen konviktet, të gjithë studentët do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara. Ndërkohë pagesa e nëntorit do të jetë e vlefshme për muajin dhjetor, për ata studentë që nuk do ta marrin shërbimin.

Njoftimi i plotë:

Të dashur studentë!

Duke marrë shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universitete online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se:

  1. Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anulohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara.
  2. Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata student që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor.

Faleminderit!

Rezidenca Studentore Universitare Nr.1

/GazetaReforma.com/