Skip to content
Të Gjitha

Reshje shiu dhe…ja si do të jetë moti për sot

· 1 min lexim

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet e larta malore në formë shtrëngatash afatshkurtër.

Megjithatë kjo paqëndrueshmëri nuk zgjat shumë dhe pjesa tjetër e ditës parashikohet të ketë mot të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 15-17m/s./GazetaReforma.com/