Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Republikanët kundër ligjit “Për pronat e paluajtshme të shtetit”: Bëhet për interesa qeveritare korruptive

16:43 15/08/2020
Reading Time: 3 min lexim

TIRANË

Partia Republikane ka reaguar për ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

Republikanët akuzojnë Edi Ramën se përmes ligjit kërkon të shtetëzojë pronat në bregdet, në favor të subjekteve private.

Partia Republikane shprehet se qeveria do që të bëjë tokë shtetërore bregdetin, që më pas ta cojë tek privatët, për interesa korruptive.

Sipas Partisë Rpublikane, ligji bie ndesh me vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Deklarata e Partisë Republikane:

Në mënyrë krejt tinëzare, hajdutçe, siç është dhe vetë qëllimi i ligjit, Rama dhe hyzmetqarët e tij në Parlament, kanë kaluar brenda 7 ditëve ligjin: nr. 111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar”.

Ky ligj ka qëllim shpronësimin e pronarëve nëpërmjet shtetëzimit të pronave në bregdet, në favor të subjekteve private, dhe po ashtu, përveç konceptit të pranuar me ligj për vijën bregdetare, shton dhe bregdeti, duke i dhënë qeverisë autoritet të pakufizuar për të konsideruar bregdet dhe tokë publike çdo pronë të kthyer dhe zgjerimin e saj me VKm sipas interesave korruptive.

Ky ligj tërësisht korruptiv vjen ndesh me Kushtetutën dhe të drejtën legjitime të pronarëve për të gëzuar apo përfituar nga prona e tyre. Ky ligj vjen ndesh me vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Njësoj si Enver Hoxha, kërkon t’i shtetëzojë pronën pronarëve të ligjshëm në bregdet, t’i heqë atyre mundësinë për të ndërtuar apo shitur pronën e tyre të ligjshme. Ky ligj detyron pronarët që pronën e tyre t’ja dorëzojnë qeverisë.

Nëse deri dje sekserë dhe klientë të qeverisë bënin presion dhe u rrëmbenin pjesë të pronësisë, pronarëve të ligjshëm, si shkëmbim që shteti t’u kthente pronën e tyre, apo të ndërtonin dhe zhvillonin ekonominë e tyre mbi këto prona, me këtë ligj i detyron ata që tj’a japin shtetit në emër të interesave korruptive të justifikuara si interesa publike për zhvillimin e turizmit.

Nisma përpiqet të justifikohet si ndërhyrje në legjislacionin në fuqi për vendosjen e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, por në fakt shkatërron të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Interesi antikushtetues dhe ligjor i qeverisë dhe këtij Kuvendi të turpshëm, është rregullimi i marrëdhënieve në mënyrë juridike që qeveria ka lidhur apo do të mund të lidhë me persona të tretë për përdorimin e pronës publike, pa një afat të përcaktuar.

Qeveria merr përsipër që politikisht të përcaktojë se dhe me nderhyrjet e miratuara me ligjin nr. 111/2020, bëjnë që askush të mos jetë tashmë në gjendje të përcaktojë, nëse një pasuri pronë private e ndodhur në afërsi të bregdetit e pronarëve të ligjshëm, të dihet se ku ndodhet ose jo nën regjimin e përcaktuar si pronë publike e patjetërsueshme pjesë e “vijës bregdetare”, të përcaktuar nga qeveria, si dhe çfarë do të ndodhë me mënyrën e gëzimit të kësaj të drejtë pronësie mbi këtë pasuri, me të gjitha të drejtat që burojnë prej saj.

Ky ligj krijon mundesinë për abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha për interesa korruptive dhe klienteliste, duke cënuar pronën apo pasuria e pronarëve të ligjshëm, pasuria e tyre arbitrarisht t’i nënshtrohet shpronësimit për “interes politik publik”. Pabarazia përballë ligjit është evidente për subjektet apo individët që gëzojnë prona në bregdet, përballë të ashtuquajturve investitorë.

Siç ka përcaktuar dhe Presidenti në kthimin e ligjit, “Pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme; ky ligj, tashmë këto prona që i konsideron si me interes publik, bën që të ndryshojnë në fakt thelbësisht destinacioni i tyre nëpërmjet tjetërsimit pa afat në shërbim dhe për interes të enteve private, duke cënuar edhe nivelin e përdorimit masiv të saj nga publiku i gjerë” Opozita, pronarët, shqiptarët, duhet t’a kundërshtojnë këtë ligj si të padrejtë, korruptiv dhe anti-Europian.

Ky ligj është kthyer në Parlament edhe nga presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit e ka kundërshtuar ligjin me argumentin,  se rrezikon të shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Etiketa: ankesaligji per shpronesimet ne bregdetPartia Republikane

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Shënohen 6 humbje jete për të dytën ditë radhazi nga COVID-19! Ja sa raste të reja u regjistruan sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.