Skip to content
Showbiz

Reperi amerikan Tyga i shkruan Rinës, por i dashuri i saj ka një mesazh për të

· 1 min lexim

Ish-i dashuri i Kylie Jenner, reperi famshëm amerikan, Tyga duket se nuk ka mundur t’i rezistojë dot fotos së fundit që postoi këngëtarja Rina Balaj.

Në Instagram, Rina ndau për ndjekësit e saj një foto ku dukej me të vërtetë një super yll dhe Tyga i ka shkruar disa emoji me zjarr,  për të treguar se po i pëlqen.

Por Rina nuk ka mundur ta mbajë për vete këtë mesazh dhe e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj por edhe ajo ka një mesazh për reperin amerikan.

“Kështu, Tyga më shkroi mua dhe u detyrova ta bëja këtë”, ka shkruar Rina fillimisht, për të treguar më vonë se ajo i ka replikuar atij me një video të të dashurit të saj, Sin Boy, i cili shfaqet me lopatë në dorë duke sharë.

“I dashuri im është shqiptar…”, ishte mesazhi që Rina i dërgoi reperit amerikan.

Kjo nuk është hera e parë që yjet me famë botërore hedhin sytë nga vajzat shqiptare.