Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rënia me 10% e lindjeve në Qarkun e Tiranës më 2022 sinjalizon tkurrje të popullsisë në kryeqytet

08:49 16/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Gjatë tre dekadave të fundit, Tirana është shndërruar në një qendër të gravitetit demografik, pasi vit pas viti, mijëra njerëz zhvendosen nga qytetet e tjera drejt kryeqytetit.

Maturimi i migracionit të brendshëm në dekadën e fundit dhe, nga ana tjetër, një cikël i ri i emigracionit, jashtë po tkurr edhe popullsinë e Tiranës dhe kjo po reflektohet në numrin e lindjeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur vit pasi viti, pavarësisht se normat e rritjes janë reduktuar vitet e fundit, por nga ana tjetër, numri i lindjeve është në rënie të shpejtë.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, në Tiranë lindën vetëm 8427 bebe me një rënie 10% në raport me vitin 2021. Rënia e lindjeve ishte më e larta e raportuar në dekadat e fundit.

Në kushtet e mungesës së censit të planifikuar në vitin 2020, që do të tregonte popullsinë e saktë, metodologjitë e raportimit vjetor të popullsisë nga INSTAT tregojnë se më 1 janar 2022, popullsia e kryeqytetit arriti në 919,511 persona, ose rreth 7 mijë banorë më shumë se më 2021.

Siç shikohet edhe në grafikun e bashkëngjitur, popullsia e Tiranës është rritur në mënyrë progresive, por numri i lindjeve ka nisur trendin rënës që në vitin 2014.

Përveç viteve 2019 dhe 2020, numri i lindjeve në Tiranë ka ardhur në rënie sistematike gjatë periudhës 2015-2022.

Një anketë kombëtare që zhvilluara nga INSTAT dhe IOM në vitin 2019 zbuloi se gjatë periudhës 2011-2019, 10% e familjeve në Qarkun e Tiranës ishin larguar në emigracion. Tirana kishte përqindjen më të lartë të emigrimit të njësive familjare.

Në të gjitha qarqet rënia e lindjeve është me ritme dyshifrore me 2022. Shkaqet janë shumëdimensionale, por kryesoret lidhen me rënien e popullsisë në grupet me moshë të re. Për shembull në vitin 2021, grupmosha 0-29 vjeç ka rënë me 35% në krahasim me vitin 2001.

Brezi ynë pas dy dekadash do të mund të shohë qytete të tëra të braktisura. Imagjinoni që në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, ku përfshihen edhe Tepelena me Përmetin, kanë lindur 364 bebe më 2022.

Pas 6 vitesh, në të gjitha shkollat e qarkut, do të jenë në klasën e parë vetëm 364 nxënës nëse prindërit e tyre nuk vendosin të emigrojnë jashtë vendit, ose në qytete të tjera, siç ka ndodhur këto vitet e fundit./RevistaMonitor

Të lidhura

Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas të moshuarin
Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarin, vihet në pranga i mituri

Një aksident e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Yrshek, ku një 15-vjeçar që drejtonte automjetin e familjes...

20:51 19/05/2025
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Do marrim në kontroll gjithë territorin
Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Do marrim në kontroll gjithë territorin

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza raportoi se të paktën 52 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të...

20:40 19/05/2025
Para
Linja e kokainës “Bana King” Ekuador-Shqipëri bëhet temë diskutimi në “BBV”, ja komenti epik i Luizit

Linja e kokainës "Bana King" Ekuador-Shqipëri bëhet temë diskutimi në “BBV”, ja komenti epik i Luizit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas të moshuarin

Përplasi për vdekje të moshuarin, vihet në pranga i mituri

20:51 19/05/2025
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Do marrim në kontroll gjithë territorin

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Do marrim në kontroll gjithë territorin

20:40 19/05/2025
Euro U-17/ Shqipëria humb me rezultatin e thellë ndaj Portugalisë

Euro U-17/ Shqipëria humb me rezultatin e thellë ndaj Portugalisë

20:24 19/05/2025
Trump flet pas bisedës me Putinin: Koha për paqe në Ukrainë

Trump flet pas bisedës me Putinin: Koha për paqe në Ukrainë

20:05 19/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.