Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rektori Arben Gjata flet për trajtimin e Covid në shtëpi: Ja kur të merrni antibiotikë

00:04 15/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Po vijnë muaj të vështirë në situatën e pademisë. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata deklaron se të sëmurët me covid që trajtohen në shtëpi duhet të kujdesen nga mjeku i familjes.

“Besoj fundi i vjeshtës së tretë dhe dimri do të jenë sfida më e madhe që ka kaluar ndonjëherë shëndetësia shqiptare dhe që do të kalojë shoqëria shqiptare. Ditët më të vështira i kemi ende përpara. Është një situatë që kërkon solidaritet të madh. Me ftohjen e kohës dihet që virozat rriten, edhe COVID duke qenë virozë do të rrisë shpejtësinë e përhapjes. Kemi edhe virozat e tjera, që mund të mbivendosen me virusin, duke sjellë një situatë shumë të rëndë”, u shpreh Gjata gjatë një interviste në medie.

Ai bëri të ditur se spitalet rajonale janë të pajisura me oksigjen dhe respiratorë për të patur mundësi për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Gjata tha se një pjesë e stafit të këtyre spitaleve kryesisht infeksionistët kanë ardhur me periudha kohore të caktuara në Tiranë, pranë spitalit COVID 1 për të marrë eksperiencë, që të jenë të përgatitur për trajtimin e pacientëve në spitalet rajonale.

Megjithatë, tha Gjata, në spitalet COVID 1,2 dhe 3 ka ende kapacitete për pacientët që do të kenë nevojë për trajtim.

“Ka shtretër në dispozicion. Janë 180 shtretër në senatorium, 130 te Infektivi, janë 150 shtretër të ish-kirurgjia dhe 115 shtretër të dedikuar për pacientët me COVID te spitali COVID 4” tha Gjata.

Gjata apeloi qytetarët që në momentin që ata shfaqin shenja të COVID-19 duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe do të jetë ai që do të orientojë ata për hapat që duhet të ndjekin për trajtimin e COVID-19.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos u drejtohen farmacive për të marrë antibiotik, pasi kjo vetëm sa do të dëmtonte organizmin e tyre. Njëkohësisht ai, këshilloi përdorimin e vitaminave që rrisin imunitetin si vitamina C, D dhe E, apo zinku.

 “Mjeku i familjes e ka të qartë se si trajtohet pacienti me Covid. Nëse është faza e parë ose e lehtë e Covidit, pacientët konsiderohen si pacientë Covid dhe trajtohen me ilaçe që ulin temperaturën, lëngje dhe vitamina, pa pasur nevojë të përdorin antibiotikë. Nëse kanë disa ditë temperaturë dhe kanë shenja pulmonare është momenti kur mund të fillohen antibiotikët. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje dhe ulje të oksigjenit është momenti që mund të fillohen dhe kortizenikët. Mjekët duhet të kenë shumë kujdes të mos abuzojnë, por ndonjëherë edhe familjarët vetë, që shkojnë direkt në farmacie marrin ilaçe.”-shprehet ai

Sipas tij, mjekimi në spitalet COVID është i specifikuar për pacientët

“Mjekimi bëhet i specifikuar për pacient, sipas situatës dhe gjendjes që ka. Nuk mund të jetë i njëjti mjekim për të gjithë pacientët, pasi një pacient që ka mbingarkesë të mushkërisë, nuk mund të ketë mjekim të njëjtë me atë që ka mbingarkesë të zemrës apo problem me veshkat”, u shpreh Gjata.

Në spitale, tha Gjata, janë të gjitha medikamentet që nevojiten për trajtimin e tyre.

Lidhur me debatin se një infermier ka një numër të lartë pacientësh për tu kujdesur, Gjata theksoi se ky informacion nuk qëndron.

“Spitali Infektiv, përveç infermierëve që janë të punësuar aty, ka patur gjatë kësaj periudhe kohe edhe mbi 50 infermierë që po përgatiteshin për spitalin COVID 3 dhe 4”, bëri të ditur ai .

Rektori i UMT-së, shpjegoi edhe rëndesën psikologjike të pacientëve pas shtrimit në spitale.

“Njihet si psikozë reanimacioni, ku pacienti rëndohet psikologjikisht kur hyn në reanimacion, sidomos mosha e tretë. Nëse ne e bëjmë gogol e themi se nëse shkon në spital, vdes, imagjinojeni se me çfarë gjendjeje të rënduar hyn pacienti në spital. Duhet bërë një llogari, sa është numri i atyre që kanë humbur jetën, sa janë shtruar dhe sa janë shëruar. Do të rezultojë se mbi 90 e ca % janë kthyer me këmbët e tyre në shtëpi. Nëse ne bëjmë zhurmë për ato raste fatkeqe që kanë humbur jetën, i bëjmë një dëm shumë të madh, sidomos moshave të vjetra, pasi përveç situatës së rënduar shëndetësore, ata nuk kanë as kontakt me familjarin”, deklaroi Gjata.

Ai apeloi për zbatimin e masave që parandalojnë përhapjen e COVID-19, si maska, larja e shpeshtë e duarve apo ruajtja e distancës sociale.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: covidGjatatrajtim

Të lidhura

Grushte e shkelma në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin
Aktualitet

Grushte e shkelma në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Në KZAZ-në e Kasharit, procesi i numërimit të votave u ndërpre papritur pas një përplasjeje fizike mes anëtarëve të komisionit...

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT
Aktualitet

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

Një lajm i trishtë vjen nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku i njohur pediatër, Bashkim Nezaj,...

17:12 15/05/2025
Para

Grupi i kampionëve, Franca mposht Portugalinë, Kroacia humb në Suedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Grushte e shkelma në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.