Skip to content
Të Gjitha

Rekord të shëruarish nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

· 1 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se në 24 orët e fundit është shënuar rekordi i ri me të shëruar nga koronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/1060644844391565/?extid=0&d=n

Ndërkohë ditën e djeshme ishin vetëm 115 qytetarë që arritën ta fitojnë këtë betejë e cila vijon të përhapet me shpejtësi dhe të marrë jetë njerëzish.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në muajin mars kur u shënuar rasti i parë pozitiv e deri më tani ka shkuar në 8077.