Skip to content
Bota

Rekord i ri për Italinë, shënohet numri më i lartë i të infektuarve me COVID-19 që nga muaji prill

· 1 min lexim

Italia  ka shënuar ditën e sotme një rekord të ri të numrit të të infektuarve që nga muaji prill.

Sipas autoriteve shëndetësore janë konfirmuar pozitive me Covid 4 458 raste të reja me koronavirus  dhe kanë humbur jetë 22 persona.

Deri më tani Italia mban vendin e tyrë në Europë për nga numri i viktimave me koronavirus, pasi që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali kanë humbur jetën 36 083 persona.

Krahasuar me Francën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe, Italia momentalisht numëron shifra më të ulëta të tê infektuarve me COVID-19.

Kujtojmë se hera e fundit kur Italia ka regjistruar më shumë se 4,000 raste në ditë ka qenë 12 prilli, me 4,092 raste të infektimit.