Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Reja publikon listën për 3 ndeshjet e nëntorit, rikthime të rëndësishme

13:27 07/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Jemi në muajin nëntor dhe kjo do të thotë Kombëtarja do të kthehet në fushë për ndeshje zyrtare dhe jo vetëm.

Më 11 nëntor kuqezinjtë përballen në një ndeshje miqësore me Kosovën që do të zhvillohet në stadiumim “Elbasan Arena”. Ndërkohë më 15 dhe 18 tanët luajnë për kualifikueset e Ligës së Kombeve përballë Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Ditën e sotme trajneri Edy Reja ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto ndeshje gjatë konferencës për shtypin që organizon Federata Shqiptare e Futbollit duke iu përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve.

“E dini që kemi pasur probleme, prej virusit, apo edhe për dëmtimet, si Mihaj, Strakosha, Bare, Çekiçi, Lenjani, Roshi, Vrioni, Kamberi, Mersinaj, Kamberi. Janë disa lojtarë që nuk do t’i kemi. Edhe Trashi është në pikëpyetje, sikurse edhe Vrioni. Gjasulën e presim. Ai luan të hënën dhe të martën do të shohim a do të vijë. Do flasim sërish në lidhje me listën në vijim”.

“Personalisht kam folur me klubet italiane, edhe presidenti është munduar. Normalisht jam i shqetësuar për këtë situatë dhe për problemet që kemi me klubet. Në Itali mund të na nxjerin probleme, atje kanë rregulla të veçanta. Është një probleme i përgjithshëm që e kanë të gjithë. Kemi tre ndeshje tani, dy zyrtaret janë shumë të rëndësishme dhe do doja t’i kisha të gjitha. Deri të martën do të mund të kuptojmë se cilët do të jenë pjesë e kombëtares. Kam besim se do kemi lojtarët më të mirë në dispozicion”.

“Donim të merrnim 4 pikë në dy ndeshjet e fundit, por morëm vetëm dy. Kishim raste, por nuk shënuam. Për dy takimet e radhës, objektivi është t’i fitojmë pavarësisht problemeve që kemi me lojtarët. Synojmë vendim e parë dhe i kemi mundësitë t’i marrim pikët e duhura. Do japim maksimumin”.

“Sa i takon tifozëve, kam parë edhe në Itali dhe duket sikur janë miqësore. Nuk është një futboll natyral pa publik. Në ndeshjet brenda ndihet mungesa e tifozëve. Ky është realiteti dhe duhet të mësohemi me të. Shpresoj të mos na krijojë probleme mungesa e tifozëve”.

https://youtu.be/T_twmQ2wPPU

“Në ndeshjet e fundit kemi bërë disa prova. Pamë Brojën, e pamë në fushë dhe tani edhe me klubin po luan mirë. Kemi parë edhe Kallakun. Ndeshja me Kosovën do më shërbejë për të parë grupin. Kosovën nuk e nënvlerësojmë, është ekip shumë kompetitiv. Ka rëndësi për ne si ndeshje, pasi mund të shoh ndonjë lojtar, të bëj disa prova. Shqetësimi im është që të shoh të gjithë lojtarët që do të kem në dispozicion. Do kem vetëm një ditë për ta përgatitur”.

“Nuk e shoh me vend krahasimin e vitit 2018, për atë që ndodhi pas ndeshjes me Kosovën. Shqetësimi im mbetet që të kem lojtarët në dispozicion. Dy ndeshjet zyrtare kanë më shumë rëndësi, pa nënvlerësuar Kosovën. Duhet të bëjmë paraqitje sa më të mira dhe të marrim rezultate pozitive”.

“Skema? Edhe mund të ndodhë që të ndryshojë. Nëse do të kemi mungesa në mbrojtja, mund të lëvizim. Varet nga lojtarët që do të kemi në dispozicion. Nëse ndonjë nuk vjen për shkak se bllokohen nga klubet. Veseli, Ismajli dhe Gjimshiti kanë dhënë “OK”, Trashi është në pikëpyetje. Për Hysajn duhet të presim, kurse Gjasulën mund të mos e llogaritim për Kosovën. Skema bëhet nga trajnerit, por varet nga lojtarët. Moduli ka funksionuar, por nuk kemi shënuar. Dua që të dalim sa më shumë nga krahët. Kam përdorur shumë module, por duhet kohë. Lojtarët janë përshtatur me 3-5-2 dhe më janë përgjigjur mirë. Shqetësimi im është që të kem të gjithë lojtarët në dispozicion.”.

LISTA – Për shkak të situatës aktuale, lista mund të pësojë ndryshime dhe në listën e pritjes është edhe mbrojtësi Marsel Ismajlgeci. Jashtë mbeten tre mbrojtës, Jon Mersinaj, Enea Mihaj dhe Kastriot Dermaku, të tre të dëmtuar, ndërkohë rikthehet Ardian Ismajli. Të dënuarit, edhe pse jo zyrtarisht,  Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi janë rikthyer sërish në kombëtare, sikurse në listë janë edhe emra si Gjasula e Selahi, që nuk ishin në grumbullimin e fundit.

Roshi, Bare, Kamberi dhe Strakosha nuk do të jenë për këto tre ndeshje. Dy të parët janë të dëmtuar, kurse Kamberi i infektuar me COVID-19. Sa i takon portierit, për të situata ka qenë e paqartë kohët e fundit, pasi ka dalë herë pozitiv e herë negativ. Bie në sy edhe mungesa e Armando Sadikut.

LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR NË KOMBËTARE PËR MIQESOREN ME KOSOVËN DHE NDESHJET KUNDËR KAZAKISTANIT DHE BJELLORUSISË

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Marco Molla

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Hysen Memolla, Frederic Veseli, Albi Doka, Ardian Ismajli

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Lindon Selahi, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj

Sulmues: Bekim Balaj, Armando Broja, Rey Manaj, Giacomo Vrioni, Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi

Të lidhura

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin
Aktualitet

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Në KZAZ-në e Kasharit, procesi i numërimit të votave u ndërpre papritur pas një përplasjeje fizike mes anëtarëve të komisionit...

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT
Aktualitet

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

Një lajm i trishtë vjen nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku i njohur pediatër, Bashkim Nezaj,...

17:12 15/05/2025
Para

Infektohen me Covid-19 dy titullarë të Real Madridit, Zidane në vështirësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.