Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti: Liria dhe pluralizmi i medias në Shqipëri është në rrezik të lartë

10:20 29/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Raporti i përvitshëm mbi pluralizmin në media nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias, CMPF,  në Institutin Evropian Universitar në Firence për vitin 2023 e vendos Shqipërinë në listën e vendeve me një media në ‘rrezik të lartë’.

Raporti i përpiluar nga ekspertë kombëtar, që merr në konsideratë një sërë treguesish në katër fusha të ndryshme, vë në dukje se në pjesën më të madhe ato mbetën të pandryshuar nga viti i kaluar, por treguesi i pluralizmit të medias u përkeqësua ndjeshëm.

“Tre nga katër fushat e treguesve mbi lirinë e medias dhe pluralizmit, përfshirë Mbrojtja Themelore (55%), Gjithëpërfshirja Shoqërore (69%) dhe Pavarësia  Politike (70%) regjistruan ndryshime të pakta ose nuk ndryshuan fare në krahasim me vlerësimin e mëparshëm. Ndërkohë, rreziku u rrit në fushën e Pluralizmit të Medias (92%)”, shkruhet në raport.

Raporti përpilohet për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vendet kandidate, përfshi Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është një raport i përvitshëm i financuar nga Bashkimi Evropian dhe është në vitin e 10 të publikimit. Në Shqipëri raporti u përpilua nga Kristina Voko, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri dhe Besar Likmeta, kryeredaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri.

Bazuar në të dhënat e bëra publike nga CMPF, Shqipëria është një nga vendet me situatën më të rënduar në rajon dhe në një pjesë të treguesve si ai i pluralizmit të hapësirës mediatike, zë vendin e fundit në Evropë me një shkallë të rrezikut prej 92 për qind. Vendi nuk rezulton mirë as sa i përket pavarësisë së medias nga politika, duke lënë pas në këtë tregues vetëm tre vende: Turqinë, Hungarinë dhe Serbinë.

Raporti vë në dukje një sërë problemesh të medias në vend, përfshirë mungesën e sigurisë për gazetarët dhe ndikimin e pronarëve të kompanive mediatike që cenojnë lirinë editoriale.

“Siguria fizike e gazetarëve nuk është gjithmonë e garantuar, kushtet e punës mbeten të këqija ndërsa autoriteti i medias nuk është i pavarur nga ndikimi politik. Tendencat e punësimit dhe të të ardhurave nëpër sektorë të ndryshëm të medias në përgjithësi janë negative apo stacionare, ndërsa ndikimi politik dhe ekonomik nga pronarët e medias minon mundësinë për raportim të ekuilibruar dhe të pavarur”, thuhet në raport.

Raporti i CMPF vë në dukje se situata për median në vendet e BE dhe pesë vendet kandidate është e komplikuar dhe vetëm pak prej shteteve të monitoruara kanë rrezik të ulët.

Drejtori i CMPF, profesor Pier Luigi Parcu në mesazhin e tij pas prezantimit të raportit tha se ishte vërejtur ngritja e një sërë pengesave të reja paralelisht me transformimin digjital të medias dhe se nevoja për të mbështetur median e lirë ishte gjithmonë e më e madhe.

“Sot më shumë se kurrë, ka një nevojë emergjente për të mbështetur gazetarinë dhe pluralizmin e medias”, tha ai. Drejtori i CMPF-së tha se shteteve të BE-së dhe atyre pjesë e këtij monitorimi do u kërkohej marrja e masave për të forcuar lirinë e medias.

Sa i përket Shqipërisë raportuesit kanë renditur një listë të gjatë rekomandimesh në të cilat kërkohen ndryshime që do të ndikonin në përmirësimin e situatës. Rekomandimet përfshijnë kërkesa për një barazim më të madhe gjinore në menaxhimin e medias, më shumë hapësirë për pakicat dhe ngritjen e mekanizmave vetërregullues për të “luftuar gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore në sferën digjitale, veçanërisht në fushatat që shenjtërojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut”.

Raporti po ashtu rekomandon ndalimin e praktikës së përdorimit nga media të materialeve të prodhuara nga partitë politike apo autoritetet shtetërore në lajme dhe në programet informative dhe masa më të forta rregullatore, “për ta bërë mbajtjen e posteve qeveritare të papajtueshme me pronësinë   medias”.

Raportuesit po ashtu rekomandojnë një sërë masash mbi transparencën e pronësisë së mediave dhe masa për mbrojtjen e gazetarëve apo redaktorëve nga shkarkimet e padrejta dhe një ndarje të qartë mes rolit të tyre me atë të reklamuesit. Raportuesit sugjerojnë po ashtu një rregullim të qartë ligjorë për të mbrojtur gazetarët nga “Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)” dhe dekriminalizimin e plotë të shpifjes./BIRN

Etiketa: liria e medias

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Vrasja e Haxhi Ballës, prokuroria kërkon 42 vite burg për autorët

Vrasja e Haxhi Ballës, prokuroria kërkon 42 vite burg për autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.