Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti alarmues i ‘Freedom House’: Pandemia fuqizoi autokracinë e qeverisë, Shqipëria drejtohej vetëm me dekrete

08:36 03/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Organizata ‘Freedom House’ shprehet se pandemia Covid-19, ka thelluar krizën për më shumë demokraci në të gjithë botën. Pandemia është kthyer në justifikim për qeveritë për të bërë manipulime zgjedhjesh, për të mbyllur gojën e atyre që i kritikojnë, si dhe për të sabotuar përgjegjësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Këto përfundime janë pasqyruar në një raport të organizatës Freedom House, të quajtur “Demokracia në Izolim”, i hartuar në partneritet me firmën e sondazheve GQR.

“Që kur filloi shpërthimi i koronavirusit, gjendja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut është përkeqësuar në 80 vende, me përkeqësim veçanërisht të mprehtë në demokracitë e brishta dhe shtetet me masa të ashpra shtypëse, sipas ekspertëve të anketuar për këtë projekt”, thuhet në raport.

Më shumë se 60 përqind e të anketuarve parashikojnë se ndikimi i pandemisë tek të drejtat politike dhe liritë civile në vendet që ata analizojnë do të ishte kryesisht negativ për tre deri në pesë vitet e ardhshme.

Ekspertët nga vendet e përfshira, të anketuar si pjesë e projektit identifikuan katër si problemet më të mëdha gjatë pandemisë COVID-19: mungesa e transparencës qeveritare dhe informacionit mbi koronavirusin, korrupsionin, mungesën e masave mbrojtëse për popullatat në nevojë dhe abuzimet me pushtetin nga qeveria.

Freedom House e kreu hulumtimin nga janari deri në shtator të vitit 2020. Si pjesë e tij u bë një sondazh në internet nga GQR, nga 29 korriku deri më 15 gusht, 2020, në të cilin 398 ekspertë raportuan mbi gjendjen e demokracisë në 105 vende dhe territore. Përveç kësaj, Freedom House u konsultua me rrjetin e tij global të analistëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të shqyrtuara në 192.

Vëzhgimet e ekspertëve për Shqipërinë në bazë të anketës

Ekspertët që plotësuan pyetësorin për Shqipërinë, që ashtu si të gjithë të anketuarit nuk identifikohen në raport për arsye sigurie dhe që të flisnin sa më hapur, përmendin ndër sfidat më të mëdha përsa i takon demokracisë në Shqipëri anashkalimin e çdo procesi demokratik dhe faktin që qeveria qeverisi me dekrete që ndryshonin çdo ditë; gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin; Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale dhe kufizimet mbyllën dhe gjykatat më të ulëta.

“Roli i gjyqësorit, ishte pothuajse inekzsitent pavarësisht nga rritja e prirjeve autoritare nga krahu ekzekutiv në procesin e vendim-marrjes lidhur me koronavirusin por edhe aspekte të tjera, për të mos përmendur legjislativin që është shkrirë në një me ekzekutivin”, thotë një prej të anketuarve.

Po ashtu thuhet se policisë iu dhanë më shumë kompetenca dhe një nga ekspertët e përshkruan funksionimin e saj si “me grusht të hekurt”, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha.

Sipas të anketuarve sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar. Një prej tyre thotë se krahu ekzekutiv që ishte edhe më pare dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë.

Po ashtu përmendet paketa antishpifje që megithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar.

Një nga të anketuarit vë në dukje se të gjitha “grumbullimet dhe protestat nuk lejoheshin” dhe se kishte disa raste kur njerëzit ishin hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk kishte ndodhur më parë”.

Probleme të tjera të përmendura ishin “përkeqësimi i qasjes tek informacioni dhe transparencës qeveritare”; mosmbështetja e grupeve më të dobëta dhe refugjatëve sirianë si edhe shtimi i dhunës familjare.

Një tjetër vëzhgim është se “ne nuk besojmë në drejtësi, në sistemin shtetëror, kështuqë bëhemi indiferentë dhe nuk e ngremë zërin”.

/Burimi: VOA/GazetaReforma.com/

Etiketa: dekretepandemiaraporti

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Miratohet testi për Covid-19, ju tregon rezultatin për 30 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.