Skip to content
Të Gjitha

Rama zyrtarisht Ministër i Jashtëm/ Kuvendi vendos miratimin e dekretit të Presidentit Meta

· 1 min lexim

Ditën e sotme është mbledhur Kuvendi i Shqipërisë, ku edhe është vendosur përfundimisht miratimi i drekretit të Metës për shkarkimin e Bushatit dhe emërimin e Ramës në postin e Ministrit të Jashtëm.

Ky tashmë është fakt dhe nga seanca e sotme, ish-ministri Bushati mori 77 vota pro dhe 1 abstenim për shkarkimin nga posti. Nga ajo çfarë është zbuluar vota abstenim ka qenë e deputetit Spartak Braro, ndërsa Bushati ka  votuar pro shkarkimit të tij.

Ndërkohë që përsa i përket emërimit të Edi Ramës në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ai ka marrë 78 vota pro dhe asnjë abstenim, ndërkohë që opozita ka lënë sallën e Kuvendit.

Gjithshtu një vendim tjetër i rëndësishëm i dalë nga seanca e sotme është edhe vendosja e zgjatjes me 30 ditë e punës së Komisionerit të Reformës Zgjedhore.

Sipas kërkesave të të deleguarve të Brukselit dhe OSBE-së, reforma zgjedhore  duhet të miratohet sa më shpejt në mënyrë që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.