Skip to content
Aktualitet

Rama vizitë në Shkodër, qyteti rrethohet nga blindat e FSHN-së

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e sotme të shkojë në qytetin e Shkodrës, në kundër të turit për fushatën elektorale.

Disa orë më parë lidhur me vizitën e kryeministrit Rama reagoi edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ku i refuzoi edhe lejen për pedonalen.

Në Shkodër Rama pritet që të prezantojë kandidatin socialist, Valdrin Pjetri.

Nga ana tjetër kryeministri nga foltorja e Kuvendit, nuk nguroi që të kujtonte masakrën e 2 prillit, duke thënë se demokratët mund të kenë përgatitur një skenar të ngjashëm.

Nga e gjithë situata e tensionuar, në Shkodër janë shtuar edhe masta e sigurisë. Në rrugët e qytetit janë duke qarkulluar makina të shumta të FSHN-së të blinduara.

Vetëm dy ditë më parë, në KZAZ-në e Shkodrës u regjistrua një përplasje mes simpatizantëve të PD-së dhe policisë. Po ashu u dogjën edhe materialet zgjedhore dhe një nga klasat e shkollës “Shejnaze Juka”.