Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama tha se janë me koronavirus, reagojnë vëllezërit Budina: Do e ndjekim në rrugë ligjore këtë çështje

21:32 19/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Lajmi se edhe dy artistët Edmond Budina dhe Robert Budina janë me Covid-19, e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama ditën e sotme, të cilëve u ka uruar shërim të shpejtë.

Ndërsa këtë pasdite kanë reaguar edhe dy vëllezërit Budina, për këtë deklaratë të kryeministrit Rama.

Edmond Budina ka reaguar duke thënë se nuk ka asnjë shenjë tipike të virusit dhe se ISHP ka këmbëngulur që të bëhet testi, ndërkohë që të tjerë me shenja të dukshme refuzoheshin.

Aktori tha se do e ndjekë në rrugë ligjore këtë çështje dhe do të dijë se nga kush e mori lajmin Edi Rama, pasi publikoi emrat dhe shkeli të drejtat.

Edmond Budina tha se kishte kontaktuar me shefen e ISHP-së, Silva Binon dhe i ishte siguruar që emrat mos të dilnin, por i pari që e bëri ishte Rama.

Për këtë Budina tha se Rama e bën që të frikësojë njerëzit të mos protestojnë, por opozita dhe kundërshtarët e Ramës duhet të reagojnë duke protestuar.

REAGIMI I EDMOND BUDINËS

Së pari dua të siguroj gjithë miqtë, shokët, të afërmit e simpatizantët, që më kanë bombarduar me mesazhe e telefonata, se gëzoj shëndet të plotë. Nuk kam as edhe një prej shenjave tipike të Covid-19, gjithsesi nuk kam të drejtë të paragjykoj rezultatin e testit, sepse mund të jem edhe bartës pa asnjë shenjë. Ajo që më bën të dyshoj, është fakti i këmbënguljes nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, për të bërë testin edhe pse nuk kisha shenja të dukshme, ndërkohë, që të tjerë persona pranë nesh, edhe pse me shenja të dukshme (temperaturë të lartë) që kërkonin të bënin testin, ju refuzohej me justifikime nga më të ndryshmet.

Ata të gjithë, më pas, kanë dalë negativë. Përmes të afërmish të përbashkët i kam dërguar fjalë dr. Silva Binos, që pavarësisht prej rezultatit të testit, negativ ose pozitiv, emri im dhe i Bertit të mos bëhej publik. Më garantuan që jo. Testin e kam bërë dje rreth orës 18.40. Sot në orën 08:51 më telefonojnë për të më pohuar se unë e Berti jemi pozitivë. Pa kaluar as edhe një orë të gjitha mediat shpërndanë lajmin e infektimit tonë. Më e rënda është, që edhe Kryeministri Edi Rama, që duhet të jetë i pari në respektimin e Kushtetutës së vendit që drejton, bëri publikë emrat tanë. Ai ka detyrimin që publikisht të informojë opinionin se prej kujt e ka marrë lajmin. Prej institucioneve apo medias. Këtë çështje, unë do ta ndjek në rrugë ligjore, sepse ka të bëjë me shkeljen e të drejtave e lirive të njeriut.

 

Refuzoj në mënyrë kategorike hipokrizinë e atë keqardhje të shtirur, që gjoja i vjen keq e na uron shërim të shpejtë. Së pari, do ta besoja po të qe bërë privatisht. Së dyti, infektimi edhe nëse është i vërtetë e ka zanafillën në QSUT, ku halla jonë ishte e shtruar e për këtë fajin e ka kjo qeveri me këtë kryeministër. Së treti, dua të kujtoj 17 majin kur u dha urdhëri e filloi shembja e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që njerëzit ishin ende brenda, mes tyre edhe im vëlla, Roberti. Ju tentuat t’i vrisnit e sot paturpësisht, thoni se Ju vjen keq e na uroni shërim të shpejtë! Pasi u përpoqët të na përçani me lloj-lloj intrigash e shpifjesh, tani kërkoni të na izoloni me histori sëmundjesh. Përpara se të kërkoni respektimin e rregullave dhe ligjeve nga qytetarët, zbatojini vetë i pari. E gjithë kjo ka vetëm një shpjegim; kjo qeveri, tashmë e ndërgjegjësuar dhe e frikësuar për krimin monstruoz, që ka kryer me shembjen e Teatrit Kombëtar, kërkon të frikësojë njerëzit dhe t’i ndalojë ata të protestojnë. Mbështetja për kauzën e teatrit sa vjen e rritet. Pakënaqësia ndaj kësaj qeverisjeje, ku interesat e një grushti njerëzish të lidhur me mafien, janë mbi interesat kombëtare, është në vlim. Prandaj të gjithë kundërshtarë e opozitarë të këtij sekti duhet të bëhemi bashkë. Ne nuk e ulim kokën. Është koha për të reaguar e protestuar.

Ndërsa regjisori Robert Budina ka reaguar në rrjetet sociale, pas lajmit se është prekur me koronavirus së bashku me vëllanë e tij Edmond Budina.

Ai tha se së bashku me anëtarët e familjes së tij janë si “kokrra e mollës” dhe me temperaturë 36.3.

Budina tha se testi është bërë pas insistimit të shefes së ISHP-së, Silva Bino.

“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tonë shëndetësore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36,3 të tre. Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njëjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”, shkruan Budina në rrjetin social.

Të lidhura

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë
Aktualitet

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

Një leje ndërtimi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta, pasi një pallat shumëkatësh po...

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë
Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, në Iran humbën jetën rreth 935 persona, njoftoi sot një zëdhënës i sistemit...

19:11 30/06/2025
Para

Klosi dhe Thaçi, ngjitur me njëri-tjetrin/ Nuk pyesin për COVID-19, anashkalojnë këshillat e ekspertëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

19:11 30/06/2025
Maturantët japin sot provimin e fundit/ Mbyllet cikli i Maturës Shtetërore 2025

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:32 30/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

18:27 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.