Skip to content
Të Gjitha

Rama: “Presidenca, çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave”

· 1 min lexim

Menjëherë pas fjalës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, ku nga Konventa Kombëtare e partisë që ajo drejton, hodhi një lumë akuzash kundër qeverisë Rama, ka reaguar edhe ky i fundit.

Në llogarinë e tij në Tweeter, Rama ka ironizuar duke thënë se Presidenca, është kthyer në një çizme rezerve e ‘Doktorreshës së Shkencave’.

Ndër të tjera Rama tha se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të zgjidhë ngërçin politik, duke i dhënë fund kësaj ‘maskarade’.

Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave.

Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama.