Skip to content
Të Gjitha

Rama nxehet me inxhinierin: Puno me 4 turne ose kompania futet në ‘listën e zezë’

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama nuk e priti aspak mirë afatin e dhënë nga inxhinieri i kompanisë “Lezha Konstruksion” se godina e re e shkollës “Llesh Nik Daka” do të jetë gati në fund të muajit dhjetor. Deklaratës së inxhinierit Rama iu përgjigj me nervozizëm duke e paralajmëruar se nëse objekti nuk është gati deri më 26 nëntor, kompania do futet në listën e zezë.

Pjesë nga debati në Lezhë

Inxhinieri: Si objekt besoj se në fund të dhjetorit e përfundojmë

Edi Rama: Në fund të dhjetorit “Lezha Konstruksion” futet në listën e zezë. Më 26 nëntor do hapim derën. S’ka fund dhjetori… Ashtu, bravo. Fiksoje këtë që ta dish.

Arben Ahmetaj: Punoni me tre turne

Edi Rama: Më 26 nëntor do hapni derën, punoni me 4 turne po të doni, por kjo punë duhet të mbarojë. Në fund të dhjetorit është viti i ri.