Rama i jep çekun bebeve të parë të vitit 2019
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Maternitetin “Koço Glozheni” këtë mëngjes ku ka uruar mirëseardhjen në jetë të bebeve të para të vitit 2019, duke i dhuruar edhe çekun.
Këto emocione, kryeministri i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve. I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete. Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja”-shkruan Rama.