Skip to content
Politikë

“Rama është rreziku për Shqipërinë”, reagon Boçi pas sulmit ndaj ushtarëve shqiptarë

· 2 min lexim

Ditën e sotme nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas kanë sulmuar rojet e uzinës së armëve në Gramsh.

Boçi tha se përgjegjësia në këtë rast ishte e Ramës pasi kryeministri kishte hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë, pavarësisht se vetë Zelensky i kërkoi që rusët të mos lejoheshin në territorin shqiptar.

Reagimi i Plotë nga Boçi:

‼️ Sali Berisha kërkoi anulimin e vizave për rusët‼️
❗️Kur në sallën e Parlamentit shqiptar foli në një lidhje me skype, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte vetëm një kërkesë për Edi Ramën: Refuzimin që shtetasit rus të hynin në territorin shqiptar!
❗️Në dalje të asaj seance të jashtëzakonshme, Sali Berisha i kërkoi në emër të PD, qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës të mos lejonte turistët rusë të hynin në Shqipëri, në kushtet kur lufta me Ukrainën vazhdon.
❗️Edi Rama e refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë.
❗️Institucionet që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë kombëtare në vend, kur gjatë kësaj vere kanë hyrë në Shqiperi mijëra shtetas rusë, janë në alert të plotë!
❗️E kujt është përgjegjëdia në këtë rast⁉️
Rama është rrezik për Shqipërinë!