Skip to content
Të Gjitha

Rama e nis ditën me një mesazh për shqiptarët: “Do jemi krenarë për se si dolëm nga kjo luftë e mallkuar“

· 2 min lexim

Nga 9 marsi e deri tani në Shqipëri janë identifikuar 197 të infektuar me COVID-19, mes tyre 4 fëmijë, teksa janë shënuar 10 viktima.

Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar.

Po ashtu, 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID-1, po mbush kapacitetet me 77 shtretër.

Së fundmi, kryeministri  Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm për situatën e krijuar në vend nga COVID-19, ku nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet se jemi në rrugën e duhur dhe se do të fitojmë luftën me virusin.

“MIRËMËNGJES kini besim, jemi në rrugën e duhur dhe nesër do jemi krenarë për se si dolëm nga kjo luftë e mallkuar.“, shkruan Rama, teksa publikon edhe një video ilustruese, ku tregohet përhapja e virusit në vendin tonë dhe disa nga masat e marra nga qeveria.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1048331868930137/

 

Kujtojmë se Rama ka marrë masa të rrepta për të menaxhuar situatën dhe duke nisur nga dita e nesërme hyn në  fuqi vendimi i ri, sipas së cilit nga çdo familje duhet të dalë vetëm një person për të kryer nevojat bazë të familjes dhe për lejen duhet të aplikojë në portalin E-Albania.

Sakaq, gjithë vendi ditën e sotme deri nesër në orën 5:00 të mëngjesit është në ‘shtetrrethim’.