Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama dhe Manastirliu shkelin një vendim të KQZ-së, rrezikojnë të marrin gjobë

15:04 01/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama nuk pyet për vendimet e KQZ-së. Në ditën e parë të këtij viti ka konsumuar një kundërvajtje me rregullin që ka vendosur KQZ për ndalimin e promovimit të dhënies së shpërblimeve, lejeve, çeqeve, prerjes së shiritave etj.

Ai ishte për  vizitë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë takuar nënat e reja dhe kanë shpërndarë disa çeqe për bebet e lindura të parat në këtë fillimvit.

Rama nuk ka lënë pa bërë edhe një batutë për baballarët e bebave, të cilët nuk ishin të pranishëm, duke shtuar se ky vit do të jetë i mbarë pasi ka ardhur me një seri vajzash.

“Baballarët ku i kanë, flenë gjumë, hej Zot i madh! Bëj shaka. Edhe njëherë gëzuar, unë besoj që ky është një vit shumë i mbarë sepse ka ardhur më një seri vajzash. Gëzuar!”, tha ai.

“Janë 24 mijë fëmijë që kanë përfituar çekun e bebes për këtë vit, rreth 26 mijë kanë lindur në vend dhe pjesa tjetër jashtë”, tha Ogerta Manastirliu. Kryeministri Rama duhej minimalisht  të merrte leje për këtë aktivitet tek KQZ.

Vendimi i KQZ-së

KQZ ka marrë një vendim të guximshëm në Komisionin Rregullator të KQZ, ku PS ka mazhorancën, ka marrë vendim të ndalojë qeverinë dhe pushtetin vendor të bëjë shou në media me Rindërtimin, certifikatat  e pronësisë apo me promovimin e investimeve të tjera. Vendimi ka hyrë në fuqi prej sot, ku saktësohet se do të jetë i vlefshëm dhe për rrjetet sociale. Për shkelësit parashikohen edhe gjoba të cilat shkojnë nga 10 000 – 500 000 lekë.

Nga 25 dhjetori  deri në ditën e zgjedhjeve në TV dhe rrjetet sociale, kryeministrit Rama i ndalohet të dalë duke u dhuruar qytetarëve çelësat e banesave të rindërtuara.

Qeveria e Edi Ramës, kryebashkiakët apo drejtuesit e institucioneve në varësi të kryeministrisë nuk do të mund të dalin as në media apo në rrjete sociale për të promovuar aktivitetet që kanë të bëjnë me rindërtimin apo dhënien e certifikatave të pronësisë.

Ky kufizim ishte dakordësuar në Këshillin Politik me PD dhe PS, me qëllimin që mazhoranca të mos përdorte burimet shtetërore dhe publike për qëllime fushate gjatë 2021.

Po ashtu Komisioni Rregullator vendosi që 4 muaj para zgjedhjeve të mos jepen PPP-të  që nuk janë parashikuar në buxhetin e vitit 2021.

 

Gjithashtu për çdo aktivitet publik gjatë kësaj periudhe kryeministri Edi Rama duhet të njoftojë dhe të marrë leje nga KQZ, në rast të kundër do të gjobitet. Masë administrative do të ketë edhe mediat nësë do të transmetojnë aktivitet që nuk lejohen sipas Kodit Zgjedhor.

Kryeministrit dhe ministrave i ndalohet të marrin pjesë në prezantime projektesh dhe investimesh, dhurime banesash ose shpërndarje legalizimesh 4 muaj para zgjedhjeve.

Ky ishte propozimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku këto aktivitete cilësohen si abuzim i partisë në pushtet me burimet shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Lista e zyrtarëve që iu referohet KQZ përfshin: kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.

Qeverisë i ndalohet të marrë vendime për rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve.

Gjatë kësaj periudhe 4 mujore, qeveria dhe institucionet e tjera do të duhet të njoftojnë KQZ-në 5 ditë para për çdo aktivitet. Nëse Komisioneri Shtetëror do t’i vlerësojë si të ndaluara, ato duhet të anulohen dhe nuk lejohet transmetimi i tyre në media.

https://streamable.com/m8qjzj

Etiketa: kqzramazgjedhjet

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para

Një viktimë nga Covid sot në Kosovë, shënohen 174 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.