Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama bllokon integrimin, Gjermania i vë frenat Shqipërisë në BE

11:18 17/03/2026
Reading Time: 2 min lexim
Rama bllokon integrimin, Gjermania i vë frenat Shqipërisë në BE

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka hyrë në një ngërç të ri, pasi negociatat kanë ngecur dhe nuk ka avancim konkret në hapjen e kapitujve të rinj.

Këshilli i Bashkimit Europian ka konfirmuar se nuk është miratuar Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR), një dokument kyç që përcakton nëse një vend kandidat ka përmbushur kriteret themelore të shtetit të së drejtës.

Ky raport lidhet drejtpërdrejt me kapitujt më të rëndësishëm të negociatave, konkretisht kapitullin 23 për drejtësinë dhe të drejtat themelore, si dhe kapitullin 24 për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Pa miratimin e IBAR, asnjë kapitull negociatash nuk mund të mbyllet.

Sipas metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së, ky raport është një kusht i domosdoshëm për të vijuar përpara me procesin e integrimit.

Çështja është diskutuar në dy mbledhje të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet negociuese (COELA), të mbajtura më 6 dhe 13 mars, ku ambasadorët e vendeve anëtare duhet të arrijnë fillimisht një dakordësi në parim përpara miratimit përfundimtar.

Megjithatë, për Shqipërinë nuk është arritur ende një konsensus dhe vendimmarrja është shtyrë për një afat të pacaktuar.

“Ka gjasa që edhe shumë mbledhje të tjera të COELA-s ta trajtojnë këtë çështje në javët dhe muajt në vijim”, bëjnë të ditur burime nga Brukseli.

Burime diplomatike theksojnë se Gjermania është ndër vendet kryesore që nuk kanë dhënë dakordësinë për miratimin e raportit IBAR, qëndrim që është mbështetur edhe nga disa shtete të tjera anëtare.

IBAR konsiderohet një pikë kyçe në procesin e negociatave, pasi miratimi i tij do të mundësonte përshpejtimin e integrimit dhe hapjen e rrugës për mbylljen e kapitujve.

Në mungesë të këtij miratimi, procesi i negociatave rrezikon të zvarritet për një periudhë të gjatë, duke mbajtur të bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Federata e Gazetarëve dënon Ramën: Dëbon gazetaren dhe sulmon median, sulm i përsëritur ndaj Ambrozia Metës

Federata e Gazetarëve dënon Ramën: Dëbon gazetaren dhe sulmon median, sulm i përsëritur ndaj Ambrozia Metës

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip