Skip to content
Të Gjitha

“RAI 3” tjetër kronikë për narkotrafikun në Shqipëri! Interviston ish-oficerin Dritan Zagani rreth çështjes Habilaj-Tahiri

· 2 min lexim

Radio-Televizioni Italian RAI 3 transmetoi më 27 janar një kronikë lidhur me trafikun e drogës në Shqipëri.

Përmes disa fotove të marra nga një raport konfidencial policor në Shqipëri nga gazetarët italian dallohen rreth 100 mijë bimë të fshehura në male.(lexo këtu)

Mirëpo, mbrëmjen e sotme RAI 3 i kushtoi një tjetër kronikë narkotrafikut në Shqipëri.

Në kronikën e sotme shfaqej ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zaganin.

Ai foli rreth çështjes së Habilajve që implikoi edhe ish-Ministrin Saimir Tahiri.

Duke hetuar për një narkotrafikant në Vlorë [i bandës së Habilajve], arrita të bija në gjurmët e një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”.

Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani.

Mbi këtë të fundit bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim.

Unë nuk munda ta hetoja bandën, por banda më futi mua në burg”, u shpreh Zagani.

Më tej në kronikën e RAI3 thuhet se “Zagani sot është refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër, sepse zbuloi korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri”.

https://www.facebook.com/1178784022/videos/10218898375268589/

 

Ndërkohë në listën e publikuar sot nga Policia e Shtetit, Zagani rezulton mes më të kërkuarve nga Interpoli dhe shteti shqiptar, pasi akuzohet për dekonspirim dhe rrjedhje informacioni.