Skip to content
Të Gjitha

Radhët e gjata në Kakavije/ Një pasagjer kalon krizë në zemër për shkak të lodhjes

· 1 min lexim

Radhët e gjata të pritjes në Kakavije kanë bërë që një pasagjer të pësojë krizë e cila mund të rezultojë fatale për të.

Një autobuz i ndodhur në palën greke prej disa orësh ka bërë që një pasagjer 80-vjeçar të kalojë krizë në zemër për shkak të lodhjes së tepërt.

Nga ajo që mësohet pasagjeri është Beqo Mara dhe menjëherë forcat e policisë shqiptare dhe ato greke janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ambulanca është njoftuar.

Mirëpo mësohet se edhe pse ka kaluar mbi 30 minuta nga lajmërimi i shërbimit ambulator, përsëri nuk ka mbërritur askush.

Nuk dihet ende gjendja e pasagjerit nëse e ka kaluar rrezikun apo ndodhet akoma në gjendje të rëndë.