Skip to content
Të Gjitha

Ra nga kati i 7-të i pallatit, humb jetën 47-vjeçari në Durrës

· 1 min lexim

Një 47-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Durrës, pasi ka rënë nga lartësia.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në një pallat në lagjen Nr.17 në Durrës.

Mësohet G.D., ka rënë nga kati i 7-të në pallatin ku jetonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Dyshohet se viktima vunate nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.