Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria miraton dëmshpërblimin për banorët e Unazës së Re. Ja sa është shuma

19:28 17/04/2019
Reading Time: 3 min lexim

Është miratuar sot nga qeveria shqiptare fondi për dëmshpërblimin, për një pjesë të banorëve të Unazës së Re në Tiranë që preken nga zgjerimi i rrugës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

Bëhet fjalë për një fond prej 1 miliardë e 224 milionë lekësh. Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare.”

Një grup banorësh të Unazës së Re që nuk kanë dokumentet për banesat po protestojnë çdo natë prej disa muajsh kundër shembjes së shtëpive. Banorëve që nuk kanë banesat e legalizuara bashkia u ka ofruar bonus qiraje për tre vite, por ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër që kanë dokumentet e rregullta.

VENDIMI I PLOTË I QEVERISË:

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I SEGMENTIT RRUGOR “PALLATI ME SHIGJETA – RRETHRROTULLIMI “SHQIPONJA””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – rreth rrotullimi “Shqiponja.”

Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë”, dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 224 874 430.42 (një miliard e dyqind e njëzet e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë pikë dyzet e dy) lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 224 874 430.42 (një miliard e dyqind e njëzet e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë pikë dyzet e dy) lekësh, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë”, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

Pronarët, e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e aktit pa tarifa regjistrimi.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.”

Etiketa: banorët e Unazës së Reshpronësimvendim qeverie

Të tjera

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun
Aktualitet

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

Gjatë foltores së mbajtur në zonën e Porcelanit në Tiranë, një episod i rëndë ekspozoi jo vetëm dramën e shëndetësisë,...

13:55 21/01/2026
Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako
Aktualitet

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë që po përjeton qyteti i Durrësit pas...

12:51 21/01/2026
Para

Karta e studentit merr miratimin e qeverisë. Ja çfarë parashikohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

13:55 21/01/2026
Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

12:51 21/01/2026
Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

12:43 21/01/2026
Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

12:36 21/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.