Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria merr gjoba miliona euro, shqiptarët paguajnë/ Tomorri: Becchetti po mban të bllokuara 90 milionë euro të Albcontrol-it

11:21 06/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Pronari i Agon Channel, Fracesco Becchetti fitoi përfundimisht gjyqin me shtetin shqiptar dhe pasi u provua që mbyllja e medias Agon është bërë për motive politike. Por problemi qëndron se këto para nuk i paguan as kryeministri Rama, as kabineti qeveritar dhe as prokurorët dhe gjykatësit, por do ta paguajnë taksat e shqiptarëve. 110 milion euro i detyrohet Shqipëria Becchettit, plus shpenzimet e gjyqit.  Gazetari Klodian Tomorri ka bërë të ditur këtë të enjte një fakt të ri në lidhje me mënyrën si do të paguhet biznesmeni italian. Tomorri shprehet se Francesco Becchetti po mban të bllokuara në Bruksel 90 milionë euro të Albcontrol-it.  Gazetari tha se Albcontrol nuk mund t’i përdorë paratë e bllokuara, dhe u zhyt në krizë, çka detyroi qeverinë që t’i japë 20 milionë dollarë për vazhdimin e aktivitetit.

Pas vendimit të formës së prerë që u dha në prill 2019, ka pasur dy tentativa të qeverisë për ta përmbysur. E para ishte rihapja e procesit për anulimin e vendimit. Tentativa e dytë ishte që u hap procesi për rishikimin e vendimit. I pari ishte për anulimin fare të gjobës, i dyti për rishikimin e vendimit, për rishikim të shifrës. Ky proces që përfundoi në 29 mars ishte për rishikimin e gjobës, ku gjykata ka lënë në fuqi gjobën 110 milionë euro plus interesat, sepse rritet nga muaji në muaj që nuk paguhet. Arbitrazhi ka përfunduar, vendimi është i formës së prerë. Tani beteja zhvendoset te ekzekutimi i vendimit. Biznesmeni italian kërkon që gjobën të ekzekutojë.  Ka një proces në Gjykatën  e Apelit në Bruksel, sepse pasi fitoi në Arbitrazh,  Becchetti shkoi në një gjykatë dhe kërkoi ekzekutimin e vendimit. Ekzekutimi s’ka marrë formë të prerë pasi çështja ka shkuar në Apel.

 Becchetti ka bllokuar paratë e Albcontrol-it në Eurocontrol, paratë që paguajnë kompanitë ajrore për hapësirën ajrore të Shqipërisë. Çdo avion paguan një tarifë të caktuar. Paratë paguhen nga linjat në Eurocontrol dhe Eurocontrol-i ia shpërndan Albcontrolit në rastin e Shqipërisë. Deri më tani qeveria ka qenë hermetike. Informacionet e fundit thonë që paratë e Albcontrolit që janë bllokuar kanë arritur në 90 milionë euro. Albcontrol s’mund t’i marrë dhe t’i përdorë për nevojat e veta. U zhyt në krizë sepse nuk përdorte dot këto para, qeveria u detyrua t’i japë gati 20 milionë dollarë para nga buxheti që kompania të vazhdonte aktivitetin e saj.Sipas informacioneve të fundit, që s’janë konfirmuar zyrtarisht sepse qeveria ka qenë hermetike, sot Becchetti mban të bllokuara 90 milionë euro para të qytetarëve shqiptarë dhe Albcontrolin, në Bruksel, dhe pret vendimin e Apelit për t’i ekzekutuar ato. Nëse Gjykata e Apelit në Bruksel lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ekzekutimi është automatik, dhe nuk shoh se si qeveria mund ta ndalojë. Që nga janari 2020, çdo e ardhur që fiton Shqipëria nga hapësira ajrore mbetet e bllokuar nga Eurocontrol për llogari të Becchetti-t. Nëse Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, 90 milionë euro konfiskohen, nëse sot janë të bllokuara. Se çfarë strategjie ka kryeministri ne nuk e dimë, por qeveria ka humbur në të gjitha shkallët.

Tomorri tha se pohimet e Engjëll Agaçit që i kërkoi Becchett-it ndryshim të linjës editoriale, si dhe deklaratat e Ramës dhe Veliajt, kanë ndikuar për t’i dhënë goditjen e fundit Shqipërisë në këtë proces.

Jemi përpara një dëmi, nëse ai vendim do ekzekutohet. Duhet të ketë një përgjegjës sepse dikush e shkaktoi. Në vendimin e gjyqit ka të zbardhura episode që tregojnë arrogancë dhe arbitraritet zyrtarëve, të funksionarëve të lartë publik të shtetit shqiptar. Është dreka e famshme e Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë me Becchetti-n në një restorant të Tiranës, ku ky i thotë: Ndrysho linjën editoriale sepse s’të intereson ta kesh keq me qeverinë! Ajo është një nga pikat kryesore pse gjykata ka vendosur në favor të biznesmenit italian. Pastaj janë edhe deklarimet publike të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Këto tre kolona i dhanë goditjen përfundimtare Shqipërisë në këtë proces”. /MCNTV

Të lidhura

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë
Aktualitet

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë, një 100-vjeçar ka ushtruar të drejtën e votës, duke u kthyer ndoshta në...

09:19 11/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Incident në Rrëshen, arrestohet bashkëshorti i deputetes

Në Rrëshen është arrestuar Ladi Nnoja, bashkëshorti i kandidates së Partisë Demokratike, Elda Hoti, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen...

09:06 11/05/2025
Para
“Të bëj të çuditesh”, kryebashkiaku i Pukës kërcënon qytetarin në mes të qytetit

“Të bëj të çuditesh”, kryebashkiaku i Pukës kërcënon qytetarin në mes të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

09:19 11/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Incident në Rrëshen, arrestohet bashkëshorti i deputetes

09:06 11/05/2025
Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

08:57 11/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

08:49 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.